Dy gjyqtarët nga Drenica, Genc dhe Getoar Bujupi, kanë vazhduar me sukses përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të hendbollit.
Gjatë fundjavës, dy gjyqtarët drejtuan dy ndeshje të Kupës Evropiane për hendbolliste, të zhvilluara ndërmjet skuadrës sllovake Slovan Duslo Shala dhe ekipit VIF nga Ishujt Faroe.
Ndeshjet u zhvilluan në qytetin Shala të Sllovakisë, në kuadër të raundit të tretë të kësaj gare evropiane.
