Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kapetanoviq: Bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë duhet të sjellë rezultate konkrete

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2026 në 18:47
Kapetanoviq: Bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë duhet të sjellë rezultate konkrete

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq, bëri thirrje për koordinim më të fortë ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe për përmirësime konkrete në përgjigjet rajonale ndaj kërcënimeve të përbashkëta.

Kështu u shpreh ai gjatë hapjes së Konferencës së 11-të Vjetore për Koordinimin Rajonal të Sigurisë, që u mbajt sot në Tiranë.

“Deri në konferencën e ardhshme JUMBO, duhet të jemi në gjendje të tregojmë përmirësime konkrete: një procedurë që funksionon më mirë, një kontakt që mundëson një përgjigje në kohë, apo një mangësi në gatishmëri që është adresuar. Qytetarët tanë duhet të mund të përfitojnë nga bashkëpunimi për të cilin diskutojmë këtu”, tha Kapetanoviq.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, Kapetanoviq theksoi se rrjetet kriminale po veprojnë gjithnjë e më shumë në disa juridiksione, duke e bërë thelbësore shkëmbimin në kohë të informacionit, hetimet e koordinuara dhe bashkëpunimin më të fortë institucional.

Ai theksoi gjithashtu se bashkëpunimi i vazhdueshëm profesional mund të forcojë besimin dhe stabilitetin në të gjithë rajonin, edhe kur marrëdhëniet politike janë të vështira.

Konferenca dyditore, e organizuar nën temën “Siguria Rajonale: Rreziqe të Reja, Bashkëpunim më i Fortë”, mbledh më shumë se 150 zyrtarë të lartë, profesionistë dhe ekspertë të sigurisë, përfaqësues të institucioneve dhe agjencive të Bashkimit Evropian, organizatave rajonale dhe ndërkombëtare, botës akademike dhe shoqërisë civile.

kapetanoviqsigurisëbashkëpunimi

Të ngjashme

Prattipati takohet me Sveçlën, diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Prattipati takohet me Sveçlën, diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

14:16

Më shumë nga Lajme

  • 19:48Plagosen me armë zjarri dy persona në Gjakovë
  • 19:29Mehaj uron 251-vjetorin e Trupave të Marinës Amerikane: Krenar që shërbeva krah për krah me ju
  • 19:28Nagavci: Nuk e kuptoj çfarë synon PDK-ja me projektligjin për Specialen, ndryshimet nuk do të sjellin rezultat
  • 19:28Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë më 12 nëntor, këto janë kërkesat e tyre!
  • 19:27Raporti BE-Serbi, Rama nga Parisi: Kosova shtet i pavarur, s’ka më asnjë mënyrë për ta kthyer në fantazi të re serbe