E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës në fushën e sigurisë dhe policisë.
Përmes një njoftimi të publikuar në Facebook, Ambasada Amerikane ka bërë të ditur se në takim është theksuar rëndësia e stabilitetit rajonal dhe e koordinimit të ngushtë për prioritetet e përbashkëta të sigurisë.



