Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka uruar 251-vjetorin e themelimit të Trupave të Marinës Amerikane (U.S. Marine Corps), raporton GazetaBlic.
Përmes një postimi, Mehaj ka shprehur respekt dhe mirënjohje për guximin, sakrificën dhe shërbimin e marinsave amerikanë në mbrojtje të lirisë dhe paqes.
Ai gjithashtu i ka falënderuar për kontributin e tyre në trojet shqiptare, duke kujtuar me krenari kohën kur kishte shërbyer krah për krah me ta dhe kishte përballuar sfida të përbashkëta.
