Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Banjska, Ibër-Lepenci dhe strukturat ilegale – çfarë i renditi Hoxha si suksese në letrën e dorëheqjes drejtuar Kurtit?

GD
Gazeta Demos31 tetor 2026 në 09:41
Banjska, Ibër-Lepenci dhe strukturat ilegale – çfarë i renditi Hoxha si suksese në letrën e dorëheqjes drejtuar Kurtit?

Drejtori i dorëhequr i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në letrën që ia ka dërguar kryeministrit Albin Kurti, ka paraqitur një përmbledhje të punës dhe rezultateve të institucionit që e drejtoi nga marsi i vitit 2023 deri më 30 tetor 2026.

Në këtë letër, Hoxha ka renditur një sërë operacionesh dhe sfidash të sigurisë me të cilat është përballur Policia e Kosovës gjatë mandatit të tij, duke veçuar në mënyrë të posaçme zhvillimet në pjesën veriore të vendit.

Ai ka përmendur operacionet kundër strukturave ilegale, largimin e barrikadave, luftimin e kriminalitetit dhe rikthimin e funksionimit të stacioneve policore në veri, pavarësisht dorëheqjeve masive të zyrtarëve policorë të komunitetit serb.

“Përkundër këtyre sfidave, kemi arritur të marrim nën kontroll stacionet policore në veri, të garantojmë praninë dhe funksionimin e Policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit”, ka shkruar Hoxha në letrën drejtuar kryeministrit.

Ndër ngjarjet kryesore të përmendura në këtë përmbledhje është sulmi terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku Policia e Kosovës u përball me grupin e armatosur që sulmoi zyrtarët policorë.

“Policia e Kosovës dëshmoi profesionalizëm, guxim dhe vendosmëri në mbrojtje të rendit kushtetues dhe sovranitetit të vendit”, ka theksuar Hoxha, duke iu referuar operacionit kundër grupit terrorist në Banjskë.

Një tjetër ngjarje e rëndësishme që ai ka veçuar është sulmi ndaj kanalit të Ibër-Lepencit. Hoxha ka vlerësuar si sukses menaxhimin dhe hetimin e këtij rasti, si dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Në mesin e operacioneve të tjera të përmendura janë edhe ato kundër laboratorëve të drogës, fermave të kriptovalutave dhe organizatave ilegale “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

Ai ka përmendur gjithashtu organizimin e zgjedhjeve lokale në komunat veriore dhe marrjen nën kontroll të objekteve komunale më 26 maj 2023.

Hoxha: Kosova sot ka më pak vrasje dhe krime të rënda

Në letrën e tij, Hoxha ka folur edhe për rezultatet në luftimin e krimit të organizuar, trafikimit me drogë dhe armë, korrupsionit, krimeve kibernetike dhe mashtrimeve me kriptovaluta.

Ai ka pretenduar se gjatë viteve të fundit është përmirësuar siguria publike në vend, duke iu referuar edhe vlerësimeve ndërkombëtare.

“Siguria publike ka qenë një ndër sukseset më të rëndësishme të Policisë së Kosovës në vitet e fundit”, ka shkruar ai.

Më tej, Hoxha ka theksuar se Kosova renditet ndër vendet më të sigurta në Evropë dhe e treta në botë, ndërsa ka shtuar se:

“Sot, Kosova ka më pak vrasje, më pak krime të rënda, më pak grabitje dhe më shumë siguri për të gjithë qytetarët e saj.”

Mbi 53 milionë euro pasuri të sekuestruara në rastet “WHITE STAR” dhe “SKYECC”

Hoxha ka paraqitur edhe rezultate konkrete të disa prej hetimeve më të rëndësishme të Policisë gjatë periudhës së raportuar.

Sa i përket hetimit të krimeve të luftës, nga viti 2023 deri më 30 tetor 2026 janë iniciuar 66 kallëzime penale kundër 745 personave të dyshuar. Në kuadër të këtyre hetimeve janë arrestuar 62 persona, ndërsa janë gjetur 62 trupa dhe 14 pjesë kockore.

Në luftimin e fajdesë, nga maji i vitit 2024 janë arrestuar 79 persona të dyshuar, janë zhvilluar 40 operacione policore dhe janë kontrolluar rreth 90 objekte. Vlera e pasurive të sekuestruara është vlerësuar në rreth tetë milionë euro.

Ndërkaq, në rastet “WHITE STAR” dhe “SKYECC” janë arrestuar 37 persona. Gjatë operacioneve janë sekuestruar para, 49 armë, 76 vetura dhe pasuri të tjera, ndërsa janë ngrirë edhe prona dhe llogari bankare.

Sipas përmbledhjes së paraqitur nga Hoxha, vlera e përgjithshme e sekuestrimeve, konfiskimeve dhe ngrirjeve të pasurive në këto raste arrin në 53 milionë e 974 mijë e 918 euro.

Dorëheqja morale pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Në pjesën përfundimtare të letrës, Hoxha ka shpjeguar edhe arsyet që e çuan drejt vendimit për t’u larguar nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Ai e ka cilësuar vendimin si dorëheqje morale, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

“Duke marrë për bazë ngjarjen tragjike në Vitomiricë të Pejës, vrasjen makabre të nënës, bijës dhe motrës sonë, Arlinda Zekaj, pas një reflektimi të thellë dhe me ndjenjën e përgjegjësisë institucionale e morale, unë jap dorëheqje morale nga pozita e Drejtorit të Policisë së Kosovës”, ka shkruar Hoxha.

Ai ka pranuar se dhuna në familje vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues dhe ka vlerësuar se nevojitet një qasje më e koordinuar ndërmjet institucioneve përgjegjëse.

“Pavarësisht angazhimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës, vlerësoj se nevojitet një qasje shumë më e koordinuar ndërmjet të gjitha institucioneve përgjegjëse, përfshirë Policinë, Prokurorinë, Shërbimet Sociale, Gjykatat dhe organizatat joqeveritare”, ka theksuar ai.

Hoxha ka shtuar se përgjegjësia e udhëheqësve institucionalë nuk përfundon vetëm te veprimet individuale, por përfshin edhe përgjegjësinë për standardet e institucionit që drejtojnë.

“Kjo dorëheqje nuk është braktisje e Policisë së Kosovës. Është një mesazh se institucionet tona duhet të jenë më të forta se individët dhe se besimi publik duhet të mbrohet me përgjegjësi të vërtetë”, ka përfunduar Hoxha në letrën drejtuar kryeministrit Kurti.

hoxhaletrënkosovës

Të ngjashme

Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje

Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje

18:51
Vrasja e Arlinda Zekajt, flet Hoxha: Dhashë dorëheqje morale

Vrasja e Arlinda Zekajt, flet Hoxha: Dhashë dorëheqje morale

17:48
Mbyllen shtatë biznese në veri të Kosovës, shqiptohen edhe shtatë gjoba

Mbyllen shtatë biznese në veri të Kosovës, shqiptohen edhe shtatë gjoba

15:46
Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

15:03

Më shumë nga Lajme

  • 09:44Kërcënimet me vrasje ndaj vëllëzërve Haradinaj, Aleanca: Kjo fushatë linçuese po gjen mbështetje përmes deklaratave skandaloze edhe tek deputetët e VV-së
  • 09:42Shtrenjtohen prodhimet bujqësore në Kosovë
  • 09:39Inflacioni 7.8% për muajin shtator, kërkohen masa urgjente për qytetarët dhe bizneset
  • 09:03E frikësoi ish-gruan me mesazhe, Policia arreston një person në Pejë
  • 08:57Vjedhje e rëndë në Gjakovë: Avullohen mbi 100 armë zjarri nga një depo