Një rast i dhunës në familje është raportuar në Pejë, pasi një grua ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se vazhdonte t’i dërgonte mesazhe edhe pas ndarjes së tyre.
Sipas raportit policor, viktima, shtetase e Kosovës, është ndarë nga bashkëshorti para disa muajsh. Çifti ka dy fëmijë, ndërsa procedurat e shkurorëzimit janë ende në proces gjyqësor.
Gruaja ka deklaruar se ish-bashkëshorti, po ashtu shtetas i Kosovës, vazhdon ta kontaktojë përmes mesazheve dhe se ndien frikë nga ai.
Pas raportimit të rastit, i dyshuari është arrestuar.




