Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur mbi 100 armë zjarri nga një depo e armëve.
Sipas raportit të Policisë, rasti është denoncuar më 30 tetor, rreth orës 18:00, nga dy ankues, shtetas të Kosovës.
Pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Për rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave të dyshuar dhe zbardhjen e rrethanave të vjedhjes.
Raporti i plotë:
VJEDHJE E RËNDË Rr. Fehmi Agani, Gjakovë 30.10.2026-18:00. Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se nga depoja e armëve, persona të panjohur kanë vjedhur mbi 100 armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.