Arjeta Gashi, drejtoreshë e Shoqatës së Prindërve të Vetëm, në “Rubikon” të Klan Kosovës tha se nënat të cilat janë dërguar në strehimore për të qëndruar, nuk kanë pasur siguri as aty.
Kjo për shkak se në disa raste, sipas saj, dhunuesit kanë arritur të depërtojnë edhe brenda strehimoreve.
“Kemi pasë raste ku nanat janë dërguar në strehimore, qëndrimi i tyre ka qenë jo më shumë se një muaj, domethënë i papërballueshëm. Nuk ka siguri, domethënë, edhe aty dhunuesi ka arritë me identifiku vendin ku është, këtu nuk është si në Gjermani ku as familjarët e viktimës nuk e dinë lokacionin… Kemi pasur raste kur kanë pasur presion edhe nga dhunuesit” – theksoi ajo.