Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rasti i Arlinda Zekaj- protestohet edhe sot në Prishtinë

GD
Gazeta Demos29 tetor 2026 në 08:26
Rasti i Arlinda Zekaj- protestohet edhe sot në Prishtinë

Protesta kombëtare kundër vrasjes së grave do të vazhdojë sot, më 29 tetor, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Organizatorët kanë njoftuar se qytetarët do të mblidhen sërish për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e vrara në Kosovë.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ata kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave dhe bllokimin e institucioneve deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Sot, në orën 16:00, në sheshin Zahir Pajaziti, mblidhemi prapë për të kërkuar drejtësinë që Arlinda na e la amanet dhe drejtësi për të gjitha gratë e vrara”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Ata kanë kërkuar llogaridhënie institucionale, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

“Edhe nesër do të dalim rrugëve e do t’i bllokojmë institucionet sepse është momenti i fundit që ky shtet të jap llogari. Dilni nga puna, nga shtëpia e nga klasa e na u bashkoni sërish. Do të vazhdojmë të protestojmë deri kur kërkesat tona të plotësohen”, thuhet në njoftim.

Organizatorët kanë bërë thirrje për organizim dhe solidarizim kombëtar, me qëllim rritjen e sigurisë së grave dhe kërkimin e drejtësisë për viktimat. “Kërkojmë organizim e solidarizim kombëtar. Për siguri e liri për gratë e gjalla, e drejtësi për gratë e vrara”, përfundon njoftimi.

Vazhdimi i protestës vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, rast që ka nxitur reagime publike dhe kërkesa për hetimin e veprimeve të institucioneve përgjegjëse.

Zekaj, para se të vritej, kishte dorëzuar një parashtresë në Prokurorinë Themelore në Pejë, përmes së cilës kishte kërkuar ndërmarrjen e masave urgjente, duke ngritur shqetësime për sigurinë e saj.


arlindaprishtinëkanë

Të ngjashme

"Unë vrahna, s'ka lidhje", kështu i përgjigjej polici Arlindës teksa e paralajmëronte për rrezikun që i kanosej: Nuk jam i obligum me u marr me ty

"Unë vrahna, s'ka lidhje", kështu i përgjigjej polici Arlindës teksa e paralajmëronte për rrezikun që i kanosej: Nuk jam i obligum me u marr me ty

09:12
"Po e detyron Jetoni", çka deklaroi Arlinda në Polici, disa ditë pasi nuk kishte komunikuar me të birin

"Po e detyron Jetoni", çka deklaroi Arlinda në Polici, disa ditë pasi nuk kishte komunikuar me të birin

08:14
“Arlinda m’ka thirrë n’telefon tha ma dhanë të drejtën për djalin por e mori baba”, Natyra Kuçi në Pressing

“Arlinda m’ka thirrë n’telefon tha ma dhanë të drejtën për djalin por e mori baba”, Natyra Kuçi në Pressing

23:01
“E pafalshme”, Deliu-Kodra: Ende pa u varrosur Arlinda Zekaj, Donika Gërvalla tha në Kuvend se ajo nuk iu drejtua qeverisë për ndihmë

“E pafalshme”, Deliu-Kodra: Ende pa u varrosur Arlinda Zekaj, Donika Gërvalla tha në Kuvend se ajo nuk iu drejtua qeverisë për ndihmë

22:48

Më shumë nga Lajme

  • 09:28Vendimi i plotë i gjykatës për Albert Zekaj
  • 09:18“Shkarkime, o kryeministër!”, Lushaku reagon ashpër pas videos së Arlindës me policin
  • 08:35Rasti i Liridona Ademajt, Apeli shqyrton sot kërkesën e Naim Murselit për ndryshimin e dënimit
  • 08:25Kuvendi mblidhet sot, në rend dite ndryshimet buxhetore dhe Byroja e Pasurisë
  • 07:38Publikohet biseda mes Arlindës dhe ish-burrit të saj: Ti je qajo nanë që s’ki me pasë djalin