Disa zyrtarë të lartë policorë, përfshirë drejtues të stacionit rajonal në Pejë dhe nënstacionit në Vitomiricë, janë suspenduar lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.
Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj përmes burimeve ka kuptuar se në mesin e të suspenduarve janë drejtori rajonal, Agron Hasanaj, komandanti i stacionit, Faik Jahmurataj, majori Ndue Nikolla, komandanti i nënstacionit në Vitomiricë, Sami Lekaj, si dhe zëvendëskomandanti Dervish Haxhiaj.

