Gjatë ditës së sotme rreth orës 13:30 në Fushë Kosovë, zyrtarë policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti ndërlidhet me rastin e koduar “Errësira” të datës 25.09.2026.
Sipas njoftimit të Policisë gjatë operacionit të datës 25.09.2026 janë arrestuar dy persona shtetas të Shqipërisë si dhe janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale rreth 4 kg substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Gjatë ekzaminimit të provave materiale është kuptuar se i dyshuari i lartcekur ka bashkëpunuar me të dyshuarit e arrestuar të cilët kanë siguruar sasinë e substancës narkotike e cila është sekuestruar.




