Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Zyra e Kryeministrit pranoi raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt

GD
Gazeta Demos29 tetor 2026 në 17:53
Zyra e Kryeministrit pranoi raportet lidhur me rastin e Arlinda Zekajt

Zyra e Kryeministrit njofton se ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt.

Në njoftim thuhet se “së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mosreagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale”.

Lidhur me këtë dhe veprimet e mëtejme, “zëvendëskryeministrja dhe ministrja Donika Gërvalla Schëarz dhe ministri Xhelal Sveçla do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media nesër në ora 9:00, në ZKM”, përfundon njoftimi.

Ndryshe, të hënën kryeministri Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që Ministria e Punëve të Brendshme të organizojë brenda 72 orëve rishikimin e rasteve aktive me rrezik të lartë, ndërsa Ministria e Drejtësisë të përgatisë një raport të detajuar për veprimet dhe mosveprimet institucionale në rastin e Zekajt.

Njoftimi:

Prishtinë, 29 tetor 2026

Zyra e Kryeministrit sapo pranoi raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt.

Së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mosreagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale.

Lidhur me këtë dhe veprimet e mëtejme, zëvendëskryeministrja dhe ministrja Donika Gërvalla Schwarz dhe ministri Xhelal Sveçla do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media nesër në ora 9:00, në ZKM

zyrakryeministritpranoi

Më shumë nga Lajme

  • 22:02Qelaj: Viktima vdiq në duart e shtetit, rrezikon përsëritja e rastit të Arlindës
  • 21:22Nisin hetime në Serbi për arsyet që Milan Radoiçiqi nuk u çua në paraburgim
  • 21:10Dështimi i seancës gjyqësore në rastin e Arlinda Zekajt, anëtari i KGJK-së tregon arsyet
  • 20:58Kandidati për deputet i “Listës së Studentëve”: Nuk do ta njohim kurrë pavarësinë e Kosovës
  • 19:48Musliu-Shoshi kritikon institucionet: 44 ditë nga dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, ende pa strategji e buxhet