Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Kërcënimet me vrasje ndaj vëllëzërve Haradinaj, Aleanca: Kjo fushatë linçuese po gjen mbështetje përmes deklaratave skandaloze edhe tek deputetët e VV-së

GD
Gazeta Demos31 tetor 2026 në 09:44
Kërcënimet me vrasje ndaj vëllëzërve Haradinaj, Aleanca: Kjo fushatë linçuese po gjen mbështetje përmes deklaratave skandaloze edhe tek deputetët e VV-së

Zëdhënësi i Aleancës Kushtrim Xhemaili, ka shkruar se ditëve të fundit në rrjetet sociale po zhvillohet një fushatë e organizuar shpifjesh dhe kërcënimesh ndaj zyrtarëve të kësaj partie, Ramush dhe Daut Haradinaj.

Përmes një reagimi publik, Xhemaili ka thënë se dhjetëra profile të rreme po shpërndajnë informacione të pavërteta, ndërsa sipas tij, kjo fushatë ka eskaluar deri në thirrje për vrasjen e dy vëllezërve Haradinaj.

Ai ka veçuar një profil në rrjetet sociale, të hapur me emrin “Besmir Kelmendi”, i cili, sipas tij, përdor fotografinë e Avni Rrustemit dhe emrin “Avni Rrustemi 2.0”.

“Ky profil ka filluar një fushatë të hapur propaganduese duke bërë thirrje publike për vrasjen e z. Ramush Haradinaj dhe z. Daut Haradinaj”, ka shkruar Xhemaili.

Sipas zëdhënësit të Aleancës, përmes këtij profili po tentohet të ndërlidhet emri i familjes Haradinaj me rastin tragjik në Pejë, duke përdorur pretendime dhe citate që ai i cilëson të pavërteta.

Xhemaili ka vlerësuar se këto veprime nuk janë vetëm shpifje politike, por përbëjnë kërcënime serioze ndaj sigurisë së individëve.

“Këto nuk janë më thjesht shpifje politike, por janë thirrje të pastra kriminale që cenojnë drejtpërdrejt sigurinë e jetës dhe rendin ligjor në vend”, ka deklaruar ai.

Ai ka bërë të ditur se Aleanca ka dorëzuar në Policinë e Kosovës të dhënat dhe provat që, sipas tij, lidhen me këtë profil dhe llogaritë e tjera të ndërlidhura me të.

“Ne do të ndjekim rrugën ligjore deri në fund për secilin individ që fshihet pas këtyre profileve dhe që prodhon apo shpërndan mesazhe të tilla terrorizuese”, ka theksuar zëdhënësi i AAK-së.

Në reagimin e tij, Xhemaili ka kritikuar edhe deputetë të partisë në pushtet, duke pretenduar se deklaratat e tyre po kontribuojnë në fushatën e linçimit dhe kërcënimeve online.

Ai ka akuzuar se kjo po bëhet me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes së opinionit publik nga përgjegjësia institucionale për rastin tragjik në Pejë.

“Tragjeditë njerëzore nuk mund dhe nuk do të lejohen të keqpërdoren për luftë politike e as për nxitje të dhunës”, ka përfunduar Xhemaili reagimin e tij.

haradinajfushatëndaj

Të ngjashme

Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje

Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje

18:51
Prokuroria Speciale reagon ndaj raportimeve në media për mbylljen e hetimeve ndaj ministrave të Kurtit

Prokuroria Speciale reagon ndaj raportimeve në media për mbylljen e hetimeve ndaj ministrave të Kurtit

18:16
Haradinaj: Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset

Haradinaj: Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset

22:05
Haradinaj: Në rastin e Arlinda Zekajt thuajse secila hallkë e shtetit ka dështuar

Haradinaj: Në rastin e Arlinda Zekajt thuajse secila hallkë e shtetit ka dështuar

21:52

Më shumë nga Lajme

  • 11:07AUV asgjëson mbi 5.5 tonë misër nga Serbia për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës B1
  • 10:55Sefer Isufi emërohet këshilltar ushtarak i Presidentes
  • 10:50Dy të rinj nga Vushtrria kapen nga policia shqiptare në Morinë, kërkoheshin nga INTERPOL-i
  • 09:42Shtrenjtohen prodhimet bujqësore në Kosovë
  • 09:41Banjska, Ibër-Lepenci dhe strukturat ilegale – çfarë i renditi Hoxha si suksese në letrën e dorëheqjes drejtuar Kurtit?