Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Prokuroria Speciale reagon ndaj raportimeve në media për mbylljen e hetimeve ndaj ministrave të Kurtit

GD
Gazeta Demos30 tetor 2026 në 18:16
Prokuroria Speciale reagon ndaj raportimeve në media për mbylljen e hetimeve ndaj ministrave të Kurtit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve të publikuara në portalet “Vox Kosova” dhe “Nacionale”, lidhur me pretendimet për ndërprerjen e hetimeve ndaj tre ministrave të Qeverisë Kurti.

Prokuroria ka thënë se është e nevojshme të sqarojë opinionin publik për kronologjinë e procedurave dhe bazën mbi të cilën janë marrë vendimet përkatëse.

Institucioni i Prokurorisë ka bërë të ditur se nga 2 tetori 2026, kur kanë ndodhur ndryshimet në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, e deri më tani, janë ngritur 10 aktakuza ndaj 31 personave.

Gjatë kësaj periudhe, sipas njoftimit, janë marrë edhe nëntë vendime për pushimin e hetimeve ndaj 14 personave, ndërsa janë hedhur poshtë nëntë kallëzime penale ndaj 21 personave.

Prokuroria Speciale ka reaguar pas raportimeve me titujt “Pas shkarkimit të Blerim Isufajt, brenda disa javësh pushohen hetimet ndaj tre ministrave të Kurtit” dhe “Kapja e Prokurorisë nga VV-ja: Mbyllen rastet ndaj tre ministrave të Kurtit, thirret për intervistim P.R”.

Komunikatë e plotë:

REAGIM I PROKURORISË SPECIALE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Lidhur me artikujt e publikuar në portalet “Vox Kosova” dhe “Nacionale”

Prokuroria Speciale, lidhur me raportimet e fundit mediatike, në të cilat pretendohet se “pas shkarkimit të Blerim Isufajt, brenda disa javësh pushohen hetimet ndaj tre ministrave të Kurtit”, si dhe titullin “Kapja e Prokurorisë nga VV-ja: Mbyllen rastet ndaj tre ministrave të Kurtit, thirret për intervistim P.R”, e konsideron të nevojshme të informojë opinionin publik lidhur me kronologjinë e procedurave dhe bazën mbi të cilën janë marrë vendimet përkatëse.

Nga data 02.10.2026, kur kanë ndodhur ndryshimet në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, e deri më tani, ky institucion ka ngritur 10 aktakuza ndaj 31 personave, ka marrë 9 vendime për pushimin e hetimeve ndaj 14 personave dhe ka hedhur poshtë 9 kallëzime penale ndaj 21 personave.

ndajspecialeministrave

Të ngjashme

Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje

Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje

18:51
Intervistimi i Ramës nga Prokuroria Speciale, çfarë thotë avokati i tij

Intervistimi i Ramës nga Prokuroria Speciale, çfarë thotë avokati i tij

16:16
Edhe PDK kërkon dorëheqjen e dy ministrave: Arlindën nuk e kthejmë, por dështimet s'mund të kalojnë

Edhe PDK kërkon dorëheqjen e dy ministrave: Arlindën nuk e kthejmë, por dështimet s'mund të kalojnë

15:21
Çfarë tha Përparim Rama para se të futej në Prokurorinë Speciale?

Çfarë tha Përparim Rama para se të futej në Prokurorinë Speciale?

13:56

Më shumë nga Lajme

  • 18:37Protestuesit vendosin tendë para Qeverisë
  • 18:19Kurti: Lojërat Mesdhetare 2030 do të shtrihen edhe në Pejë, Gjakovë, Prizren, Drenas e Skenderaj
  • 17:48Ky është drejtori i ri i përkohshëm i Policisë në Pejë
  • 17:48Vrasja e Arlinda Zekajt, flet Hoxha: Dhashë dorëheqje morale
  • 17:47Arrestohet në Kosovë personi i kërkuar nga INTERPOL-i për vjedhje në Luksemburg