Opinionistja Meliza Haradinaj, ka deklaruar se në rastin e Arlinda Zekajt ka dështuar secila hallkë e institucioneve të shtetit të Kosovës.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka thënë se Arlinda Zekaj e la si amanet me zë dhe figurë për dështimin e këtij shteti në mbrojtjen e jetës së qytetarit.
“Unë dua të flas për një problem që është më shumë se femicid. Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një shtet që lejon që gratë të vriten me kaq lehtësi. Kemi të bëjmë me një pyetje themelore se për kë funksionin ky shtet dhe çka konsideron si prioritet. Arlinda na e la si amanet me zë dhe figurë dështimin e secilës hallkë të shtetit.”, ka deklaruar ajo.
Sipas saj, institucionet e sigurisë nuk duhet ta kenë fokusin vetëm te kontrolli i sovranitetit në aspektin territorial, por edhe të ofrimit të sigurisë për qytetarët.




