Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme LIVE

Vrasja e Arlinda Zekajt, Albert e Jeton Sylaj vendosen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

GD
Gazeta Demos29 tetor 2026 në 21:28
Vrasja e Arlinda Zekajt, Albert e Jeton Sylaj vendosen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

Albert Sylaj, i dyshuari kryesor për vrasjen e Arlinda Zekajt më 25.10.2026 dhe Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i saj, i arrestuar pas denoncimit nga Arlinda Zekaj në ditën kur ndodhi vrasja, janë vendosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.

KALLXO.com mëson se të dy vëllezërit janë vendosur në pavijone të ndryshme në këtë burg.

Arlinda Zekaj u vra me sëpatë natën e 25.10.2026 në shtëpinë e saj në Vitomiricë të Pejës.

Ish-kunati i saj, Albert Sylaj, dyshohet se e vrau atë.

Sylaj u arrestua nga Policia e Kosovës dy ditë pas krimit makabër. Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia dhe u arrestua në Deçan mbrëmjen e 27 tetorit.

Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Edhe Jeton Sylajt, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, iu caktua një muaj paraburgim nën dyshimin për mospërfillje të gjykatës, ndërsa ka aktakuzë edhe për kanosjen e ish-gruas së tij, tashmë të ndjerës Arlinda Zekaj.

U raportua se në kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit thuhet se i dyshuari Albert Sylaj nga hakmarrja e paskrupullt e ka privuar nga jeta ish-kunatën e tij, pasi kjo e fundit e kishte raportuar vëllanë e tij (ish-burrin e saj) për dhunë në familje.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, pasi e ndjera ishte kthyer në shtëpi nga stacioni policor në Pejë, ku e kishte raportuar dhunën nga ana e ish-bashkëshortit të saj, i pandehuri Albert Sylaj në shenjë hakmarrjeje për ndalimin e vëllait të tij (Jeton Sylajt) nga Policia, në momentin kur viktima kishte hyrë në dhomën e saj të fjetjes i pandehuri e merr sëpatën dhe hyn në dhomën ku ishte viktima.

Sipas Prokurorisë, viktima ishte munduar të fshihej pas derës dhe i pandehuri fillon ta godasë në pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në kokë, e për pasojë ajo mbetet e vdekur në vend të ngjarjes.

Vrasja, sipas dosjes, kishte ndodhur në prani të djalit të mitur të viktimës, të fëmijëve të mitur të dorasit dhe nënës së dorasit.

Në kërkesë, Prokuroria ka listuar edhe rreziqet që mund të hasen nëse i pandehuri lihet në liri.

Sipas Prokurorisë i njëjti është arratisur nga data 25 deri më 27 tetor 2026, si dhe ekziston rreziku i ndikimit në dëshmitarë dhe fshehja e provave.

Prokuroria ka thënë se nëse i pandehuri lihet në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, pasi duke u bazuar në të kaluarën e tij i pandehuri është i dënuar me katër aktgjykime të formës së prerë.

Sipas Prokurorisë, masat e tjera alternative nuk janë të mjaftueshme për të siguruar praninë e të pandehurit e në procedure penale.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e Agron Hasanajt, drejtorit të Stacionit të Policisë në Pejë dhe 10 zyrtarëve të tjerë policorë të hirearkisë komanduese.

Mbrëmjen e datës 28.10.2026, në emisionin MAT të Klan Kosova u publikua një audio-incizim i bisedës mes Arlinda Zekajt me policin Faruk Muçolli.

Në këtë audio-incizim dëgjohet Arlinda Zekaj duke i thënë policit: “Faruk të lutem. Të lutem, unë vrahem… Nuk ka lidhje, po ju keni me u përgjigj”.

Faruk Muçolli dëgjohet duke iu përgjigjur Arlindës: “Unë ty personalisht më s’kam me të pranu. S’e kam obligim me u marrë me ty…, se jemi lodhë”.

Suspendimet nuk kanë munguar as në Prokurorinë e Pejës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës mori vendim sot, më 29.10.2026, që ta suspendojë nga detyra edhe kryeprokuroren e Prokurorisë së Pejës, Lumturije Vuçetajn dhe zv.kryeprokuroren e Pejës, njëherësh koordinatoren për rastet e dhunës në familje, Arlinda Nallbani-Gacaferri.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist më 28.10.2026 dhe 29.10.2026 ka mbajtur protesta duke kërkuar shkarkim, ndjekje penale e burgosje të personave të krye të institucioneve të drejtësisë.

sylajarlindaalbert

Të ngjashme

Vendimi i plotë i gjykatës për Albert Zekaj

Vendimi i plotë i gjykatës për Albert Zekaj

09:28
Dosja e Prokurorisë: Në shenjë hakmarrjeje për ndalimin e vëllait në Polici, Albert Sylaj e goditi Arlindën disa herë me sëpatë në dhomën e saj të gjumit

Dosja e Prokurorisë: Në shenjë hakmarrjeje për ndalimin e vëllait në Polici, Albert Sylaj e goditi Arlindën disa herë me sëpatë në dhomën e saj të gjumit

22:03
Limaj për rastin tragjik të Arlinda Zekajt: Policia jonë është trajnuar për diçka tjetër, na duhet punëtori social, psikologu

Limaj për rastin tragjik të Arlinda Zekajt: Policia jonë është trajnuar për diçka tjetër, na duhet punëtori social, psikologu

21:55
Haradinaj: Në rastin e Arlinda Zekajt thuajse secila hallkë e shtetit ka dështuar

Haradinaj: Në rastin e Arlinda Zekajt thuajse secila hallkë e shtetit ka dështuar

21:52

Më shumë nga Lajme

  • 22:11Musliu njofton se ka dështuar ceremonia e diplomimit të 300 policëve të rinj, shkak mungesa e uniformave
  • 22:05Haradinaj: Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset
  • 22:00Ahmeti: Djali i Arlindës kishte probleme me shëndetin, ajo e menaxhonte
  • 21:57Ramabaja: Sveçla duhet të japë dorëheqje, jo Gërvalla
  • 21:52Ardian Gjini: Pal Lekaj s’ka asnjë funksion në Aleancë, Murati dhe Basha të dalin të tregojnë ku kanë shkuar 53 milionët