Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Mbyllen shtatë biznese në veri të Kosovës, shqiptohen edhe shtatë gjoba

GD
Gazeta Demos30 tetor 2026 në 15:46
Mbyllen shtatë biznese në veri të Kosovës, shqiptohen edhe shtatë gjoba

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar një aksion të përbashkët inspektues në disa komuna të pjesës veriore të vendit, me qëllim të kontrollimit të ligjshmërisë së veprimtarisë së operatorëve ekonomikë.

Si rezultat i kontrolleve të zhvilluara gjatë mbrëmjes së kaluar, janë mbyllur shtatë biznese afariste, pesë prej tyre në Mitrovicë dhe dy në Zveçan, për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale teknike për ushtrimin e veprimtarisë.

Gjatë inspektimeve, është konstatuar gjithashtu se njëri nga bizneset ushtronte veprimtari në mënyrë ilegale, pa qenë i regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Përveç mbylljes së bizneseve, ndaj operatorëve ekonomikë janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për shkeljet e evidentuara.

IQMT ka bërë të ditur se aksionet inspektuese do të vazhdojnë në të gjithë territorin e Kosovës, me synim zbatimin e ligjit, formalizimin e veprimtarisë ekonomike dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Po ashtu, ky institucion u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë që t’i përmbushin kushtet minimale teknike dhe të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.

shtatëkosovësbiznese

Të ngjashme

Fehmi Hoti caktohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Fehmi Hoti caktohet ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

12:53
Protestuesit nisin të gjuajnë me vezë para Qeverisë së Kosovës

Protestuesit nisin të gjuajnë me vezë para Qeverisë së Kosovës

09:28
Haradinaj: Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset

Haradinaj: Republika e Turqisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha proceset

22:05
Lulzim Kadriu vlerëson angazhimin e konsullit Vigan Berisha në Zvicër: Një game changer në përfaqësimin diplomatik të Kosovës

Lulzim Kadriu vlerëson angazhimin e konsullit Vigan Berisha në Zvicër: Një game changer në përfaqësimin diplomatik të Kosovës

21:34

Më shumë nga Lajme

  • 16:44Vrasja e Arlinda Zekajt, vazhdon protesta në Prishtinë - protestuesit nisen drejt Ministrisë së Drejtësisë
  • 16:36Protesta në Pejë për Arlinda Zekajn, njëri prej pjesëmarrësve u sulmua, Policia arrestoi dy persona
  • 16:22PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekajt
  • 16:16Intervistimi i Ramës nga Prokuroria Speciale, çfarë thotë avokati i tij
  • 15:58Rama pas intervistimit në Prokurorinë Speciale: Jemi plotësisht transparentë, të gatshëm për bashkëpunim