Lulzim Kadriu ka vlerësuar punën dhe angazhimin e konsullit të Kosovës në Zürich, Vigan Berisha, duke theksuar se që nga ardhja e tij, përfaqësimi i Kosovës në Zvicër ka marrë një dimension të ri.
Kadriu ka përmendur takimet e shumta, vizitat, pjesëmarrjen në ngjarje të ndryshme dhe kontaktet me personalitete zvicerane, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar në rritjen e dukshmërisë së Kosovës në jetën publike të Zvicrës.
Shkrimi:
Vigan Berisha – një Game Changer në përfaqësimin diplomatik të Kosovës në Zvicër!
Ka njerëz që nuk e ushtrojnë vetëm një detyrë, por i japin asaj një kuptim të ri.
Që nga ardhja e konsullit Vigan Berisha në Zvicër, përfaqësimi i Republikës së Kosovës në Zürich ka marrë një dimension të ri. Takime të shumta, qindra vizita e vizitorë, pjesëmarrje në ngjarje dhe kontakte me personalitete të ndryshme kanë krijuar një prani më të dukshme të Kosovës në jetën publike zvicerane.
Për mua, Vigan Berisha është një shembull i diplomacisë që nuk pret që njerëzit të vijnë tek ajo, por shkon vetë drejt njerëzve. Me përkushtim, profesionalizëm dhe një prani të vazhdueshme, ai po e afron Kosovën me qytetarët e saj në mërgatë (jo diasporë, sepse Kosova diasporën e vetme e ka në Turqi) dhe po e forcon imazhin e vendit tonë në Zvicër.




