Donat Rrudhani nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të radhës të Kombëtares së Kosovës.
Rrudhani ka pësuar lëndim në stërvitjen e djeshme, duke bërë që përzgjedhësi Franco Foda ta zëvendësojë me Meriton Korenicën.
Korenica ishte pjesë e listës së zgjeruar të Fodës dhe tashmë do t’i bashkohet “Dardanëve”.



