Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Pushteti i ri në Beograd, pa shenja për ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës

GD
Gazeta Demos31 tetor 2026 në 23:22
Pushteti i ri në Beograd, pa shenja për ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës

Studentët arritën të ndryshojnë pushtetin në Serbi pas 14 vjetësh. Por, a do të ndryshojë edhe politika e Beogradit ndaj Kosovës. Qëndrimet e Listës Studentore nuk paralajmërojnë ndonjë kthesë thelbësore.

Në programin e saj, çështja e Kosovës trajtohet në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 të OKB-së, me theks në përmirësimin e pozitës së serbëve në Kosovë.

Ilija Srdanoviq, i pari në Listën Studentore, ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut me Prishtinën dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, por në përputhje me Kushtetutën e Serbisë. Në Konventën Kombëtare për Bashkimin Evropian nuk presin ndryshime të shpejta në dialog.

“Nuk besoj se pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë do të ketë një dinamikë shumë të ndryshme. Mendoj se këto procese, veçanërisht kur flasim për dialogun, kanë arritur në një fazë ku do të vazhdojnë të mbeten në gjendjen aktuale, ndërsa vëmendja do të përqendrohet në çështje të tjera”, ka thënë Bojana Sellakoviq nga Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian.

Edhe në Lëvizjen Evropiane në Serbi vlerësojnë se ndryshimi i pushtetit nuk garanton ndryshim të politikës ndaj Kosovës, por mund të krijojë hapësirë për një qasje tjetër.

“Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nuk duhet pritur që rezultati zgjedhor, në vetvete, të sjellë një kthesë thelbësore. Megjithatë, shpresoj që ndryshimi i pushtetit të krijojë mundësinë që marrëdhëniet të ndërtohen përmes një dialogu të përgjegjshëm, respektimit të detyrimeve të marra dhe heqjes dorë nga politika e konfrontimeve të vazhdueshme”, ka thënë Dragana Gjurica nga Lëvizja Evropiane në Serbi.

Bashkimi Evropian ka rikujtuar se ndryshimi i pushtetit në Serbi nuk i ndryshon detyrimet e marra në dialog, përfshirë Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit. Pas fitores së Listës Studentore, mbetet të shihet nëse qeveria e re në Beograd do të sjellë ndryshime konkrete në dialogun me Kosovën apo do të vazhdojë politikën e deritanishme./RTK

kosovësndajndryshim

Të ngjashme

Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje

Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje

18:51
‘Gjakpirëse e mashtruese’, Alba ‘shpërthen’ ndaj banores së BBVK 5

‘Gjakpirëse e mashtruese’, Alba ‘shpërthen’ ndaj banores së BBVK 5

22:44
Vuçiq mbron kriminelin Radoiçiq: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

Vuçiq mbron kriminelin Radoiçiq: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

16:15
Vuçiqi edhe në humbje i del në krah Radoiçiqit: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

Vuçiqi edhe në humbje i del në krah Radoiçiqit: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

15:31

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Kundër Kurtit dhe për Arlindën/ Nesër dy protesta në Prishtinë
  • 23:29Kurti njofton se të hënën miratohet buxheti 2027, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’
  • 22:25Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit
  • 22:10FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
  • 21:43Bajrami kritikon Kurtin për projektbuxhetin e 2027-tës: Së pari në parti, pastaj në institucione