Presidenti i Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF), Rafael Louzan, ka konfirmuar se “Spotify Camp Nou” është ndër vendet e mundshme për finalen e Kupës së Botës 2030, duke shprehur shpresën se kjo ngjarje madhështore do të zhvillohet në stadiumin e rinovuar të Barcelonës.
“Ka mundësi për këtë. Dhe shpresoj se Spanja do të jetë ajo që do ta ngrejë sërish këtë kupë,” tha ai.
“Kryetari i bashkisë tha se do të dëshironte që kjo kupë (duke iu referuar trofeut të Kupës së Botës) të jetë këtu në vitin 2030. Shpresoj që të ndodhë. Siç e dini, ka mundësi për këtë. Dhe shpresoj se Spanja do të jetë ajo që do ta ngrejë sërish këtë kupë,” deklaroi presidenti i RFEF-së.
