Kombëtarja e Kosovës në futsall ka nisur sonte pergatitjet për dy ndeshjet e radhës kundër Italisë, në kuadër të Grupit 10 të “Main Round” për kualifikimet e Kupës së Botës 2028.
Me 6 nëntor me fillim nga ora 20:00 do të luhet përballja e parë në Kosovë, kurse me 10 nëntor në të njëjtin orar Italia pret Kosovën!
Pas fitores së rendësishme 3:2 ndaj Gjeorgjisë në udhëtim, Dardanët synojnë të vazhdojnë me paraqitje pozitive edhe perballë një kundershtari të fortë si Italia.




