Harry Kane është shumë pranë nënshkrimit të kontratës së re, e cila do ta mbajë atë në klub deri në qershor të vitit 2029.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, marrëveshja verbale është arritur që para dy javësh, ndërsa sulmuesi anglez ka pranuar të gjitha kushtet e ofruara. “Është vetëm çështje ditësh, jemi jashtëzakonisht afër”, raportohet të ketë deklaruar Kane.
Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të vijë së shpejti, duke hedhur poshtë spekulimet për ndonjë kalim të mundshëm në ekipe tjera, shkruan Indeks Online.
Javën e kaluar, Kane e fitoi “Ballon d’Or” duke lënë pas Lamine Yamal-in dhe Kylian Mbappé-n, pasi shënoi plot 73 gola në 65 paraqitje për klubin dhe kombëtaren e tij gjatë sezonit të kaluar. Vetëm Lionel Messi ka arritur një shifër më të lartë në një sezon të vetëm, duke shënuar 82 gola në 69 ndeshje gjatë sezonit 2011-12.
Kane është bërë fituesi i parë anglez i “Ballon d’Or” që nga Michael Owen në vitin 2001.
Kontrata e sulmuesit me Bayernin skadon në qershor dhe ka pasur spekulime se ai mund të rikthehet në Premier League, duke qenë një nga figurat kryesore të klubit gjerman