Kombëtarja e Kosovës në futsall ka vazhduar me paraqitje të shkëlqyeshme në parakualifikimet për Botërorin 2028, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi në miniturneun kualifikues të Grupit D, që po zhvillohet në Igalo të Malit të Zi.
Dardanët e futsallit triumfuan në një ndeshje spektakolare ndaj Austrisë, me rezultat 6:3.Ndeshja nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, por ishte Kosova ajo që tregoi më shumë efikasitet në momentet vendimtare.
Shefki Kameri zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të, ndërsa më pas skena i takoi Ramadan Alajt, i cili realizoi katër gola (19’, 23’, 32’ dhe 37’), duke qenë figura kryesore e takimit.
Në listën e golashënuesve për Kosovën u regjistrua edhe Shqiprim Imeri, i cili realizoi në minutën e 28-të.
