Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se komenti i Vance-it, sipas të cilit lufta me Iranin i dëmtoi rëndë republikanët në zgjedhjet katastrofike të mesmandatit, është “në masë të madhe i vërtetë”
Donald Trump iu përgjigj sot komenteve të JD Vance-it, se lufta me Iranin ishte, në fund të fundit, arsyeja e humbjeve katastrofike të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat gjatë zgjedhjeve të mesmandatit të këtij viti.
“Mendoj se është në masë të madhe e vërtetë, sepse shkaktoi një rritje të lehtë të çmimit të benzinës në afatshkurtër,” tha Trump. “Por, në të njëjtën kohë… do të më duhej ta bëja sërish, sepse në afatgjatë, kjo është e vetmja zgjidhje.”
Ai u shpreh se vendimi për të nisur konfliktin ishte i pashmangshëm. “Mendoja se çmimi i naftës do të rritej shumë më tepër,” tha Trump. “Nuk ke zgjidhje tjetër. Duhet ta bësh. Nuk mund ta lejosh Iranin të ketë armë bërthamore.”
Trump këmbënguli sërish se, nëse emri i tij do të ishte në fletën e votimit, republikanët do t’i kishin fituar garat e tyre – ndërkohë që, në shumë raste, ata humbën përballë demokratëve me diferenca historike.



