Gino Mulliqi, kryetar i Komunës së Wyliet në shtetin e Teksasit, ka komentuar zhvillimet politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pakënaqësitë e qytetarëve ndaj presidentit Donald Trump, pasi në zgjedhjet e mesmandatit, Republikanët humbën ndaj Demokratëve.
I ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Mulliqi në një video-lidhje, tha se qytetarët amerikanë nuk janë shumë të kënaqur me presidentin Trump, duke theksuar se një ndër faktorët kryesorë të pakënaqësisë është kostoja e lartë e jetesës.



