Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Demokratët ia marrin kontrollin e Kongresit dhe Senatit, Trump reagon ashpër pas rezultateve të dobëta zgjedhore

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2026 në 07:52
Demokratët ia marrin kontrollin e Kongresit dhe Senatit, Trump reagon ashpër pas rezultateve të dobëta zgjedhore

Donald Trump po publikon një sërë reagimesh në rrjetin social Truth Social, pasi demokratët siguruan kontrollin e Kongresit dhe Senatit në zgjedhjet e mesmandatit.

Ai la të kuptohet se do të flasë më gjerësisht për rezultatet në ditët në vijim, duke thënë se do të “bëhet komentator politik, si për mirë ashtu edhe për keq, për arsyet pse këta kandidatë fituan apo humbën”.

Presidenti amerikan publikoi gjithashtu një fotografi të një kapeleje të kuqe me fjalën “VETO” të shkruar me shkronja të mëdha të bardha, në një stil të ngjashëm me kapelet MAGA, me të cilat ai u bë i njohur.

Lideri amerikan kishte deklaruar më herët se do të “vërë veton ndaj gjithçkaje”, nëse demokratët rimarrin kontrollin e Kongresit.

Në një tjetër reagim në Truth Social, Trump kritikoi ashpër televizionin Fox News për ftesën në emision të ish-kryetarit të bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio.

“Pse e fton Fox News në emision Bill de Blasion, kryetarin më të keq në historinë e qytetit të Nju Jorkut, që të dalë në televizion e të flasë pa lidhje si një i marrë?”, shkroi Trump.

Ai pretendoi se de Blasio ishte larguar nga detyra në turp dhe se dëmi që kishte shkaktuar ishte i pallogaritshëm.

“Qyteti nuk ka qenë më kurrë i njëjtë që atëherë, ndërsa tani ai po na tregon se si duhet ta qeverisim Amerikën”, shtoi presidenti amerikan.

Trump fajësoi gjithashtu Fox News për humbjet e republikanëve, duke pretenduar se televizioni vazhdimisht u jep hapësirë kundërshtarëve demokratë.

“Fox News mban përgjegjësi për këto humbje, pasi vazhdimisht dhe në mënyrë të përsëritur u jep hapësirë kundërshtarëve demokratë, madje edhe më keq se kaq”, përfundoi ai.

Ndryshe, demokratët kanë siguruar shumicën në të dyja dhomat e Kongresit amerikan – në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. /Telegrafi/

trumpdemokratëtkontrollin

Të ngjashme

Demokratët fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, humbje e madhe për Trumpin

Demokratët fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, humbje e madhe për Trumpin

07:49
Trump sulmon demokratët para zgjedhjeve të mesmandatit: Kandidatët e tyre janë njerëz të rrezikshëm

Trump sulmon demokratët para zgjedhjeve të mesmandatit: Kandidatët e tyre janë njerëz të rrezikshëm

23:29

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 07:58Obama reagon pas fitores së demokratëve: Amerikanët duan një politikë që i bashkon njerëzit
  • 22:56Bayerni fiton pastër ndaj Atleticos
  • 22:48Dramë në Serbi: Vulin dyshohet se provoi të arratisej në Moskë, avioni detyrohet të kthehet në Beograd
  • 22:47Ngjarje e rëndë në Shqipëri: Vdes 53-vjeçari, dyshohet se u sulmua nga ariu
  • 18:33Freedom House: Si mund të rigjallërohet demokracia serbe pas 14 viteve të pushtetit të Vuçiqit?