Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Ndërkombëtare

Mediumit të afërt me Vuçiqin i ndalohet transmetimi i lajmeve për shtatë ditë

GD
Gazeta Demos4 nëntor 2026 në 20:45
Mediumit të afërt me Vuçiqin i ndalohet transmetimi i lajmeve për shtatë ditë

Këshilli i Trupit Rregullator për Mediat Elektronike (REM) në Serbi ka vendosur t’ia ndalojë për shtatë ditë transmetimin e programeve informative televizionit Informer, një medium i afërt me ish-presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Partinë Progresive Serbe (SNS).

Vendimi u mor në mbledhjen e së mërkurës, ku anëtarët e Këshillit votuan njëzëri për ndalimin e transmetimit të emisionit informativ “Prva Info”, shkruan nova.rs.

Televizioni Informer njihet për qëndrimet proqeveritare dhe mbështetjen ndaj politikave të Vuçiqit, ndërsa shpesh ka qenë në qendër të kritikave për mënyrën e raportimit dhe trajtimin e kundërshtarëve politikë të pushtetit.

Në të njëjtën mbledhje, REM-i vendosi të nisë procedura edhe ndaj televizioneve Kurir, Prva, K1 dhe V5 nga Valjeva, për shkak të dyshimeve për shkelje të rregullave në ofrimin e shërbimeve mediatike.

Përfaqësuesit e këtyre televizioneve do të ftohen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të REM-it.

Ndërkohë, më 26 tetor, dhjetëra qytetarë kishin hyrë në zyrat e televizionit Informer në Beograd, duke ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë.

Protestuesit, mes tyre edhe Dijana Hrka, nëna e njërit prej viktimave të tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, kërkuan llogari nga kryeredaktori Dragan J. Vuçeviq për mënyrën se si mediumi kishte raportuar për tragjedinë dhe protestat studentore. Ngjarja u shoqërua me përplasje verbale, ndërsa në vendngjarje intervenoi policia.

afërtshtatëditë

Të ngjashme

“18 ditë pa ty”/ Oriola Marashi përlot ndjekësit me dedikimin për qenushen e humbur

“18 ditë pa ty”/ Oriola Marashi përlot ndjekësit me dedikimin për qenushen e humbur

20:36
Ibrahim Maza nuk e fsheh ëndrrën: Një ditë dua të luaj për PSG-në

Ibrahim Maza nuk e fsheh ëndrrën: Një ditë dua të luaj për PSG-në

18:38
18 ditë pa Lolën, Oriola zbulon çfarë përjetoi në ëndërr me të

18 ditë pa Lolën, Oriola zbulon çfarë përjetoi në ëndërr me të

15:56
Publikohen statistika alarmante: Çdo ditë nga 10 persona diagnostikohen me kancer në Kosovë

Publikohen statistika alarmante: Çdo ditë nga 10 persona diagnostikohen me kancer në Kosovë

13:44

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 22:48Gjendet i pajetë në hotel ministri i Ekonomisë së Bavarisë në Gjermani
  • 20:38Trump tregon arsyen që i dëmtoi rëndë republikanët në zgjedhjet e mesmandatit
  • 20:15Aksidenti përfundon me vdekjen e pasagjeres – ​​kosovari përballet me 6 vjet burg
  • 20:05Turqia thotë se komentet e BE-së janë "të paragjykuara dhe të padrejta"
  • 18:29Edhe astronautët amerikanë votuan nga hapësira, NASA zbulon si u realizua procesi