Qindra kilometra larg Tokës, tre astronautët amerikanë kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara.
Anil Menon, Luke Delaney dhe Jessica Watkins, pjesë e ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), kanë konfirmuar se kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor përmes një sistemi të posaçëm votimi në distancë
Lajmin e bëri të ditur astronauti Anil Menon përmes një postimi në platformën X, ku publikoi edhe një video 29-sekondëshe, duke mbajtur një ngjitëse me mbishkrimin “Unë votova”.
“Po, mund të votoni edhe nga hapësira! Të tre anëtarët amerikanë të ekuipazhit patën privilegjin të votonin nga stacioni hapësinor. Ne plotësuam një fletëvotim elektronik dhe e dërguam në mënyrë të sigurt te zyrtarët zgjedhorë”, shkroi Menon.
