Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rikthyer idenë e tij të pazakontë për ta riemërtuar Oqeanin Atlantik në “Oqeani Amerikan”, duke zbuluar prapaskenat e një bisede me kreun e kompanisë teknologjike Google.
Gjatë një tubimi me mbështetësit republikanë në Misisipi, Trump u shpreh se Shteteve të Bashkuara të Amerikës u duhen “një oqean dhe një lumë”, për t’iu përshtatur gjirit dhe liqenit që ai tashmë ka tentuar t'i riemërtojë përmes vendimeve ekzekutive.
Megjithatë, ky propozim i tij duket se ka hasur në një pengesë të papritur nga vetë gjiganti teknologjik Google.
Trump:
I called Google Maps to change the name of the Atlantic Ocean to Trump Ocean.
Sundar said, “No, no, no. This time I'm not doing it.” He said, “Oceans are different, sir. They cover a lot of countries. Please don't ask us to do that.”
So we'll probably pass. Let's keep… pic.twitter.com/xnxVplu3fO— Clash Report (@clashreport) October 21, 2026
Duke folur rreth kësaj çështjeje, presidenti amerikan bëri të ditur se kishte kontaktuar personalisht drejtorin ekzekutiv të Google, Sundar Pichai, për të parë nëse kompania mund ta pasqyronte këtë ndryshim në platformat e saj si Google Maps.
Më pëlqejnë vetëm dy oqeane: Oqeani Atlantik dhe Oqeani Paqësor. Nuk kam ndërmend t'i vë emrin 'Trump' apo 'Amerikë' asnjë oqeani tjetër përveç këtyre dyve. Kështu që e shqyrtuam seriozisht Oqeanin Atlantik dhe telefonova Google Maps... I thashë: 'Sundar, po mendoj për Oqeanin Atlantik'", ka deklaruar Trump.


