Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 09:31
Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

Dejan Shoshkiq është ekonomist dhe ka shërbyer si guvernator i Bankës Kombëtare të Serbisë nga viti 2010 deri më 2012. Ai është ndër të paktët anëtarë të listës me përvojë në poste të larta shtetërore. Që nga dorëheqja nga Banka Kombëtare, ai e ka denoncuar shpesh korrupsionin në vend, për të cilin ka thënë se është “shumë më i përhapur [në Serbi] sesa në vendet fqinje”.

Dejan Shoshkiq

Dejan Shoshkiq

Shoshkiq, 59 vjeç, është zotuar se një qeveri e Listës Studentore do t’i largojë “kuadrot e këqija” nga postet shtetërore dhe do të nisë hetime për pronat në zotërim të zyrtarëve publikë. Ai është zotuar, gjithashtu, se lista do t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, ndërsa vendimi përfundimtar për anëtarësim do të merrej përmes referendumit.

Shoshkiq i ka kritikuar sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe ka kërkuar që Brukseli ta rishikojë qasjen ndaj Kremlinit.

Ilija Srdanoviq

Ilija Srdanoviq

Ilija Srdanoviq është kardiolog dhe profesor në Universitetin e Novi Sadit. Ai është 56 vjeç dhe në shtator u emërua bartës i Listës Studentore.

Srdanoviq nuk e ka përjashtuar mundësinë që të marrë postin e kryeministrit, por ka thënë se lista ka “më shumë se një kandidat për secilin post”. Sipas tij, grupimi politik do t’i japë përparësi luftës kundër “krimit të organizuar dhe korrupsionit”. Ai i ka mbështetur pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe ka thënë se vendimin për anëtarësimin e mundshëm të Serbisë në BE “do ta marrin qytetarët”.

Dejan Bodiroga

Dejan Bodiroga

Dejan Bodiroga, ish-yll i basketbollit, aktualisht është president i Euroligës së Basketbollit, me seli në Spanjë.

Mediat serbe e kanë cilësuar 53-vjeçarin si “emrin më të njohur” të listës, ndonëse qëndrimet e tij politike mbeten të paqarta. Ai e ka dënuar trajtimin e protestuesve studentë nga qeveria dhe paraqitjen e tyre si “terroristë”. Gjatë tubimeve protestuese, ai u ka bërë thirrje protestuesve të “luftojnë për liri, për dinjitet, për një shoqëri ku nuk do të ketë urrejtje apo përçarje, por respekt të ndërsjellë, drejtësi dhe solidaritet”.

Estela Radonjiq Zhivkov

Estela Radonjiq Zhivkov

Estela Radonjiq Zhivkov është eksperte e trashëgimisë kulturore, e cila u bë një nga figurat kryesore të skandalit që shpërtheu lidhur me planet për ndërtimin e një hoteli me markën Trump në vendin ku ndodhet ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, e dëmtuar nga bombardimet e NATO-s.

Si zëvendësdrejtoreshë e Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Serbi, Zhivkov e akuzoi qeverinë se kishte shkelur ligjin për trashëgiminë kulturore për t’i hapur rrugë projektit. Më pas, ajo u shkarkua nga posti i zëvendësdrejtoreshës.

Ajo ka thënë se përparësia e saj në një qeveri të Listës Studentore do të jetë “rikthimi i pavarësisë dhe integritetit profesional në institucionet e mbrojtjes së trashëgimisë”, si dhe garantimi që ekspertët të mund të marrin vendime “vetëm në bazë të ligjit dhe rregullave të profesionit, pa presione politike dhe ekonomike”.

Zoran Gjajiq

Zoran Gjajiq

Inxhinieri Zoran Gjajiq ishte ndër të parët që fajësoi publikisht korrupsionin për shembjen vdekjeprurëse të strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad. Gjatë angazhimit të tij në këtë objekt si konsulent për punimet me gur — që përfundoi më 2023 — ai fotografoi dhe raportoi atë që e konsideronte cilësi të dobët të punimeve, që përbënte rrezik.

Gjajiq, 71 vjeç, ka shprehur kritika të ashpra ndaj ish-udhëheqësit serb, Aleksandar Vuçiq. Ai u arrestua në prill të vitit 2025, pasi u bëri thirrje njerëzve të votonin për dënimin me vdekje të presidentit të atëhershëm. Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhje, ai u zotua se Vuçiq do të përballej me akuza për tradhti të lartë dhe shkroi se “po vjen koha e së vërtetës dhe e drejtësisë!”.

Tihomir Staniq

Tihomir Staniq

Tihomir Staniq është aktor i lindur në territorin e Bosnje e Hercegovinës së sotme, i cili ka luajtur në më shumë se 130 prodhime filmike dhe televizive. Në tetor të vitit 2025, aktori 65-vjeçar dha dorëheqje nga Akademia e Arteve në Beograd, bashkë me disa kolegë, për shkak të asaj që e përshkruan si “shkelje të rëndë të praktikës dhe integritetit akademik, që kulmoi me kërcënime ndaj studentëve”.

Aktori veteran ka kërkuar largimin e ndikimit politik nga institucionet kulturore të Serbisë dhe ka thënë se qeveria e Vuçiqit “filloi të përcaktonte se kush do ta drejtonte teatrin, si do të funksiononte ai, kush do të punonte e kush jo, kujt do t’i jepej një mundësi dhe kush do të ndëshkohej”.


mbështeturserbishoshkiq

Të ngjashme

Kamberi tregon çfarë pritet nga Lista Studentore në Serbi: A do ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës?

Kamberi tregon çfarë pritet nga Lista Studentore në Serbi: A do ta ndryshojnë qasjen ndaj Kosovës?

08:23
Haradinaj për rezultatet e zgjedhjeve në Serbi: Janë të këqij aq sa ish-pushteti – por këtyre bota iu jep një mundësi dhe kjo është rrezik për Kosovën

Haradinaj për rezultatet e zgjedhjeve në Serbi: Janë të këqij aq sa ish-pushteti – por këtyre bota iu jep një mundësi dhe kjo është rrezik për Kosovën

21:17
Pas zgjedhjeve në Serbi, reagon Albin Kurti

Pas zgjedhjeve në Serbi, reagon Albin Kurti

23:35
Daçiqit s’i dhezi deklarata për Prizrenin, pritet të marrë krejt pak për qind të votave në Serbi

Daçiqit s’i dhezi deklarata për Prizrenin, pritet të marrë krejt pak për qind të votave në Serbi

22:40

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 09:13Makina dyshohet se goditi qëllimshëm një turmë njerëzish në Gjermani
  • 09:00Trump: Atlantiku të bëhet “Oqeani Amerikan”
  • 08:30Macron: Rrjetet sociale po nxisin dhunën, kreu i Elizesë paralajmëron për valë tjetër protestë të dhunshme
  • 08:17Izraeli voton, Netanyahu përballet me një betejë vendimtare për të ardhmen politike
  • 21:52Trump kërkon të mbështesë Orbánin për sekretar të përgjithshëm të OKB-së