Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Macron: Rrjetet sociale po nxisin dhunën, kreu i Elizesë paralajmëron për valë tjetër protestë të dhunshme

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 08:30
Macron: Rrjetet sociale po nxisin dhunën, kreu i Elizesë paralajmëron për valë tjetër protestë të dhunshme

Presidenti francez Emmanuel Macron ngre alarmin për një tjetër fundjavë të tensionuar në Francë. Kreu i Elizesë paralajmëroi se një valë e re protestash këtë fundjavë mund të bëhet “e rrezikshme”, pasi sindikatat po bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 31 tetor.

“E dimë që e shtuna e ardhshme është ende një ditë me rrezik të lartë. E dimë edhe që 5 nëntori do të jetë një ditë mobilizimi kombëtar që përfshin të gjitha sindikatat, dhe ka edhe të shtuna të tjera përpara. Nuk është e shkruar që do të jetë një situate kronike  e çdo të shtune, por gjithcka duhet te merret ne Konsiderate. Do vijojme te jemi te organizuar per te mbrojtur njerezitm, qytetet, bizneset. Ky eshte nje Mobilizim I te gjitheve.

Gjatë vizitës së tij në Marsejë, këtë të hënë, Macron pranoi se autoritetet nuk e kishin parashikuar shkallën e përshkallëzimit të protestave të mëparshme. “Ne nuk e kishim parashikuar aspak atë që ndodhi”, deklaroi presidenti, duke iu referuar mobilizimit të grupeve të ekstremit të majtë dhe akteve të dhunshme që, sipas tij, iu shtuan protestave.

Presidenti francez ngriti shqetësi dhe lidhur me mënyrën se si rrjetet sociale kanë ndikuar në përshkallëzimin e situatës.Ai ngriti shqetësimin edhe për banalizimin e dhunës, kur pamjet e shkatërrimeve shpërndahen dhe konsumohen masivisht në internet.

“Rrjetet sociale po dëmtojnë demokracitë tona, sepse krijojnë një lloj mpirjeje përballë skenave të dhunës dhe, për disa, janë mjete për mobilizimin drejt më të keqes.Ato janë përdorur, veçanërisht në 17 tetor , për të sjellë të rinjtë në vendet e krimit, sulmit, plaçkitjes. Dhe sot, mund të ketë një konfuzion të madh, një formë të përhershme që po ndodh, një magjepsje për dhunën. Duhet ta thyejmë këtë cikël.”

Macron njoftoi se itineraret e manifestimeve do të orientohen jashtë qendrave të qyteteve, për të mbrojtur bizneset dhe për të parandaluar dëmet materiale.

Presidenti francez vlerësoi se gjatë protestave të 24 tetorit rendi publik u ruajt më mirë, por theksoi se situata mbetet e pasigurt.

Macron shtoi se i kishte kërkuar qeverisë t’u përgjigjej “kërkesave legjitime në rrënjë të kësaj lëvizjeje shoqërore”, duke kujtuar se kryeministri Sebastien Lecornu do të takohej me përfaqësues të komunitetit të shkollave të mesme, shkruan abcnews.al.

Sipas ministrit të Brendshëm francez, 1,435 persona u arrestuan në të gjithë vendin gjatë demonstratave të së shtunës. Ai bëri të ditur gjithashtu se në disa qytete janë evidentuar përplasje mes grupeve të organizuara të ekstremit të djathtë dhe aktivistëve të ekstremit të majtë.

macronrrjetetsociale

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 09:13Makina dyshohet se goditi qëllimshëm një turmë njerëzish në Gjermani
  • 09:00Trump: Atlantiku të bëhet “Oqeani Amerikan”
  • 08:17Izraeli voton, Netanyahu përballet me një betejë vendimtare për të ardhmen politike
  • 21:52Trump kërkon të mbështesë Orbánin për sekretar të përgjithshëm të OKB-së
  • 20:59Hezbollahu po përgatitet për luftë të re rajonale me fonde nga Irani, thonë burimet