Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Ndërkombëtare

Hezbollahu po përgatitet për luftë të re rajonale me fonde nga Irani, thonë burimet

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 20:59
Hezbollahu po përgatitet për luftë të re rajonale me fonde nga Irani, thonë burimet

rupi i armatosur libanez, Hezbollah, ka kaluar tre muaj duke u përgatitur për një rinisje të mundshme të armiqësive me Izraelin, pasi mori një mbështetje me para të gatshme nga Irani, sipas personelit libanez të sigurisë që ka njohuri rreth aktiviteteve të grupit.

Hezbollahu, i themeluar nga Rojat Revolucionare të Iranit më 1982, ka përjetuar goditje të rënda në dy luftërat me Izraelin nga viti 2024, pasi mijëra luftëtarë e shumë udhëheqës i janë vrarë dhe një pjesë e madhe e arsenalit të armëve i është shkatërruar, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Forcat pushtuese izraelite tani kanë nën kontroll fshatra në jug të Libanit dhe presioni politik për çarmatosjen e Hezbollahut është shtuar në Bejrut.

Megjithatë, grupi mbetet i përkushtuar për të luftuar kundër Izraelit dhe e ka shfrytëzuar pauzën e armiqësive nga qershori për t’u riarmatosur, me fokusin te blerja e lëndëve shpërthyese dhe prodhimi i dronëve që mund të dërgohen te pozicionet izraelite, i thanë agjencisë “Reuters” dy burime libaneze të sigurisë.

Njëri nga burimet dhe një tjetër i afërt me Hezbollahut thanë se grupi ka pranuar dhjetëra miliona dollarë nga Irani për ta mbështetur fuqizimin e kapaciteteve ushtarake. Kjo shtuar rreth 200 milionë dollarëve që grupi i ka pranuar nga Teherani për t’i ndihmuar familjet e zhvendosura në zonat shiite, për të cilët agjencia “Reuters” raportoi më herët këtë muaj.

Grupi ka qenë duke i rivendosur strukturat e komandës dhe kontrollit që u rrëzuan në betejat kyçe, sipas njërit nga burimet dhe tre zyrtarëve të tjerë të sigurisë të afërt me operacionet e grupit.

Si përgjigje ndaj pyetjeve të agjencisë “Reuters”, zyra mediale e Hezbollahut tha se pushtimi izraelit i tokës libaneze e bën cilëndo rezistencë ndaj saj si të drejtë legjitime. Kjo zyrë mohoi se sistemet e komandës dhe kontrollit kanë rënë.

Ushtria izraelite refuzoi që të komentonte. Misioni i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve të agjencisë “Reuters”.

iranihezbollahuburimet

Më shumë nga Ndërkombëtare

  • 21:52Trump kërkon të mbështesë Orbánin për sekretar të përgjithshëm të OKB-së
  • 19:36Memorandumi turko-libianez, Guterres: Shkeljet e së drejtës ndërkombëtare janë të papranueshme
  • 22:40Daçiqit s’i dhezi deklarata për Prizrenin, pritet të marrë krejt pak për qind të votave në Serbi
  • 20:04Demokratët Europianë: Po informohemi se Partia e Vuçiq mund të nis konfrontime pas rezultateve të para
  • 19:04Policia serbe vendoset te transmetuesi publik serb RTS, i afërt me Vuçiq