Deklaratat për Prizrenin nuk i kanë sjellë përkrahje të mjaftueshme politike Ivica Daçiqit, blloku i të cilit, sipas rezultateve të para preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, ka marrë vetëm 2.3 për qind të votave.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, të bazuara në 56 për qind të mostrës së përpunuar, lista e udhëhequr nga Daçiqi rrezikon të mbetet jashtë parlamentit, pasi pragu zgjedhor në Serbi është 3 për qind.
Gjatë fushatës, Daçiq kishte deklaruar se një ditë flamuri serb do të valëvitej mbi Prizren, duke përsëritur pretendimet për Kosovën.




