Reperja Nicki Minaj është shfaqur përkrah presidentit amerikan Donald Trump në një tubim në Michigan, ku ky i fundit komentoi publikisht për pamjen e saj fizike, ndërsa një postim nga drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë nxiti spekulime për një rol të mundshëm të këngëtares në administratë.
Minaj mori pjesë në tubim për të shprehur mbështetjen e saj për Trumpin dhe kandidatët republikanë përpara zgjedhjeve të ardhshme të mesmandatit.
Gjatë fjalimit, Trump tërhoqi vëmendjen te këngëtarja, e cila ishte ulur në audiencë, duke komentuar për të pasmet e saj.
“Meqë ra fjala, shikoni çfarë vithe të mira ka… Nicki Minaj. Është e vështirë të mos e vëresh këtë”, tha Trump, duke shkaktuar duartrokitje nga të pranishmit.
Më pas, ai e ftoi Minajn të ngrihej në këmbë dhe shtoi se shpresonte që ajo të mos ishte ofenduar nga komenti, duke theksuar se e vlerësonte mbështetjen e saj.
Më vonë, këngëtarja iu bashkua Trumpit në skenë, ku foli për mbështetjen e saj ndaj presidentit dhe u bëri thirrje votuesve në Michigan që të mbështesin kandidatët republikanë.
