Rreth 20 shkolla në BorlAnge, në Suedinë qendrore u mbyllën pasi policia mori disa telefonata me kërcënime. Autoritetet njoftuan se ky vendim është një masë paraprake e marrë për shkak të një kërcënimi të mundshëm dhune kundër aktiviteteve shkollore.
Pesë shkolla private kanë vendosur gjithashtu të mbyllen, sipas mediave suedeze. Policia tha se kishte marrë informacion në lidhje me kërcënime që synonin shkollat në Borlange dhe kishte hapur një hetim paraprak.
“Është shumë herët për të thënë nëse kërcënimi është i justifikuar apo jo”, shtoi deklarata.
Borlange, me një popullsi prej rreth 45,000 banorësh, ndodhet rreth 200 kilometra në veri të Stokholmit. Sulmet në shkolla janë relativisht të rralla në Suedi.
