Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Zjarri i Lirisë” përmbyllet në Karadak me thirrjen për drejtësi për çlirimtarët

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 20:54
“Zjarri i Lirisë” përmbyllet në Karadak me thirrjen për drejtësi për çlirimtarët

Në Zonën Operative të Karadakut, zonën e shtatë dhe të fundit, është përmbyllur aktiviteti “Zjarri i Lirisë”, i cili gjatë ditëve të fundit ka bashkuar shtatë zonat operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Ish-ushtarë dhe bashkëluftëtarë të UÇK-së, veteranë, familje të dëshmorëve dhe qytetarë të Karadakut u bashkuan për të përcjellë të njëjtin mesazh të dëgjuar nga të gjitha zonat operative: lufta e UÇK-së ishte luftë për liri dhe historia e saj duhet të mbrohet me dinjitet.

Nga Karadaku u kërkua drejtësi dhe liri për çlirimtarët që ndodhen në Hagë, ndërsa u ritheksua nderimi për sakrificën dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar liria e Kosovës.

Me përmbylljen në Karadak, përfundon edhe rrugëtimi i “Zjarrit të Lirisë” nëpër shtatë zonat operative të UÇK-së, një aktivitet që bashkoi bashkëluftëtarë, familje të dëshmorëve dhe qytetarë rreth kujtesës, solidaritetit dhe kërkesës për drejtësi.

“Shtatë zona. Shtatë zjarre. Një luftë. Një histori. Një kërkesë për drejtësi. Nga Karadaku, mesazhi përmbyllës është i qartë: Liri për çlirimtarët. Nderim për UÇK-në.

Tash, të gjitha rrugët çojnë drejt Marshit për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Më 12 shtator, marshojmë bashkë. Për lirinë. Për çlirimtarët. Për UÇK-në”, njofton platforma “Liria ka Emër”.

drejtësiçlirimtarëtlirisë

Të ngjashme

Sërish protestë të enjten, kërkohet drejtësi për të gjitha gratë e vrara

Sërish protestë të enjten, kërkohet drejtësi për të gjitha gratë e vrara

21:49
Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!

Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!

19:18
Protestë edhe nesër, kërkohet drejtësi për gratë

Protestë edhe nesër, kërkohet drejtësi për gratë

17:48
Aktivistja Nikaj: Po kërkojmë drejtësi për gratë e vrara e liri për gratë e gjalla

Aktivistja Nikaj: Po kërkojmë drejtësi për gratë e vrara e liri për gratë e gjalla

16:47

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Nesër Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit
  • 23:01“Arlinda m’ka thirrë n’telefon tha ma dhanë të drejtën për djalin por e mori baba”, Natyra Kuçi në Pressing
  • 22:48“E pafalshme”, Deliu-Kodra: Ende pa u varrosur Arlinda Zekaj, Donika Gërvalla tha në Kuvend se ajo nuk iu drejtua qeverisë për ndihmë
  • 22:47Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë
  • 22:46“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi