Gjatë ditës së nesërme është caktuar të mbahet seanca në Gjykatën e Apelit, ku do të shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.
Ankesa prej 30 faqesh, e dorëzuar nga dy avokatët e Murselit, kërkon anulimin e aktgjykimit ose shqiptimin e një dënimi më të butë.
Në ankesë, mbrojtja pretendon se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe selektive. Po ashtu, ngrihen pretendime lidhur me mënyrën se si policia e ka marrë në pyetje Murselin.

