Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 22:47
Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Problemet në ekonominë e Serbisë janë komplekse dhe kërkojnë një analizë të thellë nga ekonomistët, të cilët duhet të hartojnë një strategji për zhvillimin e sektorëve të caktuar dhe orientimin e investimeve.

Kështu deklaroi Zoran Drakuliq, pronar i kompanisë Bio Energy Point, duke theksuar se ekonomia serbe përballet me probleme të shumta që duhet të adresohen pas ndryshimit të qeverisë.

Në një prononcim për agjencinë Beta, Drakuliq tha se pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit duhet të ndryshohen shumë nga politikat ekonomike që, sipas tij, kanë sjellë pasoja negative.

“Ka shumë gjëra të këqija në ekonomi. Në të gjithë ekonominë ka shumë para ‘të zeza’. Besoj se një pjesë e konsiderueshme e produktit të brendshëm bruto (PBB) shumëfishohet përmes parave ‘të zeza’ nga droga, me vlerë pesë deri në gjashtë miliardë euro”, deklaroi ai.

Drakuliq vlerësoi se një tjetër sfidë e rëndësishme është furnizimi me produkte energjetike. Sipas tij, Serbia duhet të hartojë një strategji afatgjatë për sigurimin e gazit dhe derivateve të naftës.

Ai përmendi gjithashtu gjendjen e bujqësisë, duke theksuar se në një kohë kur siguria ushqimore ka rëndësi të veçantë, në Serbi mbeten të pakultivuara rreth 700 mijë hektarë tokë.

Biznesmeni serb u shpreh se nevojiten edhe zgjidhje të tjera në sektorin e ndërtimit, veçanërisht sa i përket ndërtimit të një numri të madh apartamentesh.

Po ashtu, ai kërkoi ndryshim të modelit të zhvillimit ekonomik, duke argumentuar se Serbia duhet të tërheqë biznese të reja në vend që të vazhdojë zgjerimin e kompanive që merren me mbështjelljen e kabllove.

Duke komentuar paralajmërimet e regjimit në largim se euroja mund të arrijë vlerën prej 200 dinarësh, Drakulić tha se kursi i këmbimit nuk duhet të përdoret për lojëra politike apo ekonomike.

“Ekspertët duhet të thonë nëse kursi i këmbimit duhet të përshtatet sipas nivelit të inflacionit vjetor. Ndryshimet e papritura nuk janë të mira. Mbaj mend se dhjetë vjet më parë, fondet e huaja fituan 30 për qind të kapitalit të investuar brenda një viti për shkak të rritjes së kursit të këmbimit”, tha ai./The GeoPost

ekonominëduhetserbe

Më shumë nga Lajme

  • 23:26Nesër Gjykata e Apelit shqyrton ankesën e Naim Murselit
  • 23:01“Arlinda m’ka thirrë n’telefon tha ma dhanë të drejtën për djalin por e mori baba”, Natyra Kuçi në Pressing
  • 22:48“E pafalshme”, Deliu-Kodra: Ende pa u varrosur Arlinda Zekaj, Donika Gërvalla tha në Kuvend se ajo nuk iu drejtua qeverisë për ndihmë
  • 22:46“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi
  • 22:45Ish-kryeshefi i KOSTT-it, Ilir Shala i kërkon falje Ajrina Gashi-Hamdiut për “çfarëdo keqkuptimi”