Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se protesta e radhës do të mbahet nesër, të enjten, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Përmes këtij organizimi, protestuesit do të kërkojnë drejtësi për Arlinda Zekajn dhe të gjitha gratë e vrara, si dhe përgjegjësi institucionale për sigurinë dhe të drejtat e grave.


