Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 19:18
Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!

Ushtruesja e Detyrës së Kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja e parë e Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Çitaku, e cila është edhe anëtare e këtij grupi, ka thënë se pjesëmarrja e përfaqësuesve të partive parlamentare shqiptare dëshmon një vetëdije të përbashkët politike, qytetare, shtetërore dhe kombëtare për rëndësinë e kësaj çështjeje.

Sipas saj, në frymën e Deklaratës së Kuvendit të 28 shtatorit, në mbledhje janë diskutuar drejtimet kryesore të strategjisë, janë caktuar grupet përgjegjëse për hartimin e saj dhe është përcaktuar plani i përgjithshëm i punës.

“Qëllimi ynë është që çlirimtarët tanë ta kenë mbështetjen e plotë të shtetit të Kosovës në betejën e tyre në apel”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka bërë të ditur se, krahas hartimit të strategjisë, po vazhdon edhe angazhimi për ligjin që synon të forcojë mbrojtjen e të drejtave të çlirimtarëve të UÇK-së.

Duke theksuar se “UÇK-ja na bashkon”, Çitaku ka vlerësuar se mbrojtja e së vërtetës së luftës çlirimtare, e vlerave dhe e trashëgimisë së UÇK-së është përgjegjësi që tejkalon dallimet partiake.

Ajo ka theksuar nevojën për angazhim të përbashkët për ta kundërshtuar aktgjykimin e shkallës së parë, të cilin e ka cilësuar të padrejtë, dhe për t’u siguruar çlirimtarëve të gjitha mjetet dhe garancitë juridike në procesin e apelit.

“Në asnjë ditë dhe në asnjë moment, çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm!”, ka përfunduar Çitaku.

çitakuçlirimtarëtgrupi

Më shumë nga Lajme

  • 20:21Sveçla takohet me zyrtarin e lartë të BE-së, në fokus migrimi dhe siguria kufitare
  • 20:10I'u kërkua dorëheqja, ky është postimi i fundit i Gërvallës nq 'Facebook'
  • 20:02Mirjeta Zeka e zhdukur prej 7 vjetësh, vëllai: Bashkëshorti u lajmërua pas tre muajsh dhe tha se ajo kishte ikur nga shtëpia
  • 20:01Hoxhaj pas takimit të Grupit Punues: Mbështetja për krerët e UÇK-së është detyrim ndaj historisë sonë
  • 19:56Vdes polici kosovar