Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Sveçla takohet me zyrtarin e lartë të BE-së, në fokus migrimi dhe siguria kufitare

GD
Gazeta Demos28 tetor 2026 në 20:21
Sveçla takohet me zyrtarin e lartë të BE-së, në fokus migrimi dhe siguria kufitare

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim Olivier Onidi, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme (DG HOME) të Komisionit Evropian dhe Koordinator për Zonën Schengen.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe DG HOME, progresin e Republikës së Kosovës në kuadër të agjendës së integrimit evropian, si dhe avancimin e reformave në fushën e migrimit, menaxhimit të kufirit, azilit dhe sigurisë.

Ministri Sveçla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të DG HOME në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian. Në këtë kontekst, ai theksoi rëndësinë e fillimit të zbatimit të projekteve të reja në kuadër të IPA-s, pas miratimit të marrëveshjeve përkatëse financiare nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Në vijim, Ministri prezantoi progresin në finalizimin e Strategjisë së re për Migrim dhe Planit të Veprimit, Strategjisë Kundër Krimit të Organizuar (2026-2030), projektligjit për Kontrollin e Kufirit Shtetëror, si dhe masat e ndërmarra për zbatimin efektiv të Ligjit për të Huajt. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe liberalizimit të vizave, ku u theksua funksionimi i mekanizmave të monitorimit dhe rënia e vazhdueshme e numrit të aplikimeve për azil nga qytetarët e Kosovës në shtetet e BE-së.

Ministri Sveçla riafirmoi përkushtimin për zbatimin e reformave dhe rekomandimeve të BE-së, si dhe thellimin e bashkëpunimit me DG HOME dhe agjencitë e saj, në funksion të forcimit të sigurisë, menaxhimit efektiv të migrimit dhe avancimit të Republikës së Kosovës në procesin e integrimit evropian

sveçlabe-sëministri

Të ngjashme

‘‘Sveçla out’’, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm

‘‘Sveçla out’’, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm

16:50

Më shumë nga Lajme

  • 21:36Anita Muçaj i reagon deputetës së VV Arjeta Fejza: Tërhiqe deklaratën, nëse s’kërkon falje i ndjek rrugët ligjore
  • 21:34Gashi për Abdixhikun: Kemi mbërri në pikën kur është jokonkurues e jo fitues, nuk e ka fuqinë me përjashtu gjysmën e partisë
  • 21:17Pozhari: Familja Haradinaj ka luftuar për ta mbrojtur këtë vend, jo për të mbrojtur kriminelë, siç po tentohet të interpretohet
  • 21:02E konfirmon GASHI: PO - DO TË JEM KANDIDAT PËR KRYETAR TË LDK-SË
  • 20:50Babai i Diana Kastratit: Nuk arritëm ta shpëtojmë vajzën për shkak të neglizhencës totale të institucioneve