Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Zëdhënësi i Aleancës: Asgjë s’e dallon Vujoviqin nga Simiqi, ka deklarata skandaloze kundër Kosovës

GD
Gazeta Demos13 shtator 2026 në 11:36
Zëdhënësi i Aleancës: Asgjë s’e dallon Vujoviqin nga Simiqi, ka deklarata skandaloze kundër Kosovës

Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas votimit të Tanja Vujoviqit, nga Lista Serbe, për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë veprim si “kulmin e hipokrizisë dhe populizmit” të pushtetit.

Xhemaili ka thënë se, pas refuzimit të disa emrave në votimet e mëhershme, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në fund votuan për Vujoviqin.

“Asgjë, bash hiç asgjë nuk e dallon Tanja Vujoviqin nga Sllavko Simiqi. Që të dy janë nën të njëjtën komandë direkte të Beogradit dhe që të dy kanë mision sabotimin e shtetësisë së Kosovës”, ka deklaruar Xhemaili.

Sipas tij, deklaratat publike të Vujoviqit dëshmojnë qëndrimet e saj ndaj institucioneve të Kosovës.

“Çdokush që kërkon në internet mund t’i gjejë deklaratat skandaloze të Vujoviqit, e cila hapur e quan Kosovën ‘Metohi’, deklaron se punon vetëm për sistemin e Serbisë dhe e krahason situatën në veri me ‘sundimin osman’”, ka shkruar ai.

Xhemaili ka bërë edhe një krahasim mes Vujoviqit dhe Simiqit, duke thënë se dallimi mes tyre qëndron vetëm në mënyrën se si, sipas tij, i kanë kundërshtuar institucionet e Kosovës.“Dallimi i vetëm është se Simiqi i ka luftuar institucionet tona brenda Kuvendit, ndërsa Vujoviq, si dekane e strukturave ilegale, i ka luftuar ato fuqishëm edhe nga jashtë, publikisht madje”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i Aleancës e ka akuzuar Vetëvendosjen se votimi i sotëm dëshmon mungesë të parimeve dhe vijave të kuqe politike.

“Ata i rrëzuan emrat e parë vetëm për t’u shitur ‘patriotizëm’ militantëve në rrjete sociale, përpara se të dorëzoheshin për të votuar saktësisht të njëjtën agjendë të Listës Serbe”, ka deklaruar Xhemaili.

Në fund, ai ka përsëritur qëndrimin e Aleancës se zhvillimet në Kuvend janë pjesë e një “teatri të koordinuar” mes pushtetit dhe Listës Serbe.

“Aleanca e ka thënë qysh herët, ky teatër i koordinuar mes pushtetit dhe Listës Serbe është një maskaradë e pastër që po e mban peng dinjitetin e Republikës!”, ka përfunduar Xhemaili.

kosovëszëdhënësialeancës

Të ngjashme

Shiroka-Pula takon Prattipatin, diskutohet koordinimi, bashkëpunimi e avancimi i pozitës së Kosovës

Shiroka-Pula takon Prattipatin, diskutohet koordinimi, bashkëpunimi e avancimi i pozitës së Kosovës

12:14
Njësia A3 e Kosovës A rikthehet në operim

Njësia A3 e Kosovës A rikthehet në operim

10:07
Qorrolli: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri strategjike

Qorrolli: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri strategjike

18:38
Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Pak ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë edhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës

11:45

Më shumë nga Lajme

  • 15:33Shiroka-Pula takon ambasadorin britanik, diskutojnë për sigurinë dhe mbrojtjen
  • 15:32Kurti emëron një zëvëndësministër të ri
  • 15:08Kurti nuk tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt
  • 14:5211 zyrtarë policorë, përfshirë një toger në prag të suspendimit për rastin e Arlinda Zekajt
  • 14:50A do të japë dorëheqje pas rastit të Arlindës? Ky është reagimi i Gërvallës