11 zyrtarë policorë, përfshirë një toger, pritet të suspendohen lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Sipas Klanit, zyrtarët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Rekomandimi për suspendimin e tyre është bërë nga Inspektorati Policor i Kosovës, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret së shpejti.