Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

VV mbështet Marshin për Liri, por thotë se ata që themeluan Specialen duhet t’i kërkojnë falje Kosovës

GD
Gazeta Demos11 shtator 2026 në 17:08
VV mbështet Marshin për Liri, por thotë se ata që themeluan Specialen duhet t’i kërkojnë falje Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur mbështetje për “Marshin për Liri”, i cili do të mbahet të shtunën, më 12 shtator, në Prishtinë.

Në një komunikatë të publikuar të premten, VV-ja e ka cilësuar themelimin e Gjykatës Speciale si “dëmin më të madh” që, sipas saj, i është bërë historisë së luftës së UÇK-së dhe themeleve të shtetit të Kosovës.

Sipas Vetëvendosjes, Gjykata Speciale është e padrejtë në themel, pasi fushëveprimi i saj është drejtuar ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, ndërsa Serbia dhe strukturat e saj përgjegjëse për krimet e kryera në Kosovë kanë mbetur jashtë këtij procesi.

VV-ja ka pretenduar se zanafilla e Gjykatës Speciale ka qenë “politike dhe antishqiptare”, duke iu referuar nismës së vitit 2008 në Këshillin e Evropës dhe raportit të Dick Martyt.

Në komunikatë, Vetëvendosje ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas saj, është shtyrë Kosova drejt miratimit të Gjykatës Speciale, duke thënë se deputetëve u ishte paraqitur si alternativë rreziku që Rusia ta themelonte një gjykatë të tillë përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Frika prej Rusisë u përdor që Kosova ta miratonte vetë nismën e nisur nga përfaqësuesit rusë e serbë”, thuhet në komunikatë.

Partia në pushtet ka kritikuar gjithashtu paraburgimin shumëvjeçar të të akuzuarve në Hagë, duke pretenduar se ai është kthyer në “dënim para aktgjykimit”.

Sipas VV-së, themelimi i Gjykatës Speciale ka dëmtuar edhe mënyrën se si paraqitet historikisht lufta në Kosovë.

“Drejtësia e veçantë për çlirimtarin dhe pandëshkueshmëria për pushtuesin e shtrembërojnë historinë dhe e thellojnë padrejtësinë”, thuhet në komunikatë.

Në fund, Vetëvendosje u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë votuar për themelimin e Gjykatës Speciale që të distancohen nga vota e tyre dhe të kërkojnë falje.

“Ata që e votuan Gjykatën Speciale duhet të distancohen nga vota e tyre, ta pranojnë gabimin dhe t’u kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës dhe kombit tonë, luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre”, thuhet në komunikatë.

Vetëvendosje ka bërë thirrje që më 12 shtator qytetarët t’i bashkohen “Marshit për Liri”, duke thënë se do të marshojë “për lirinë, drejtësinë, të vërtetën e luftës sonë çlirimtare”.

specialemarshinliri

Më shumë nga Lajme

  • 23:44Myftiu Naim Tërnava në Arabinë Saudite, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Haxhit
  • 23:32Dy vrasjet e fundit në Kosovë: Ministria e Familjes në pritje të raportit për QPS-të në Pejë e Gjilan, masat në duar të komunave
  • 23:19Një qytetar gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në fshatin Mirosalë të Ferizajt
  • 23:19KPK publikon rezultatet e testit kualifikues për kandidatët për prokurorë – Kush e kaloi testin dhe kush jo
  • 22:54U dënua me 18 vjet burg për vrasjen e argjentinases, por Apeli ia rrëzoi dënimin – Endrit Nika nesër sërish para gjykatës