Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vritet 29-vjeçari shqiptar në Belgjikë: Dyshohet se u mbyt me metodat e karteleve meksikane

GD
Gazeta Demos30 shtator 2025 në 13:40
Vritet 29-vjeçari shqiptar në Belgjikë: Dyshohet se u mbyt me metodat e karteleve meksikane

Të dielën Belgjika u trondit nga një ngjarje e paprecedentë, pasi trupi i një burri, që besohet të jetë me origjinë shqiptare, u gjet i varur në një tabelë rrugore.

Trupi i pajetë u gjet nga policia në zonën e Anderlecht, pranë Qendrës tregtare Westland. “Trupi i një burri 29-vjeçar u zbulua në Unazën e Brukselit, pranë Anderlecht, në kufirin me Dilbeek”, konfirmoi kjo e fundit.

Ky rast sipas mediave belge të kujton metodat e përgjakshme të përdorura nga bandat e trafikut të drogës, që kryejnë vrasje për të mbjellë frikë në Bruksel.

Policia shkoi në vendngjarje, e shoqëruar nga Zyra e Prokurorit Publik të Brukselit, të cilët nuk përjashtojnë pistën e vetëvrasjes në këtë fazë.

Megjithatë, rasti po cilësohet si një akt me dhunë ekstreme. Trupi u gjet pranë ‘Westland Shopping’, që ndodhet jo larg nga qyteti i Peterbos, një vend strategjik për trafikun e drogës në Bruksel.

Edhe pse nuk është vërtetuar një lidhje mes bandës së Peterbos dhe trupit të gjetur të varur, ky është një rast tjetër i dhunës në një zonë të ndjeshme të Brukselit.

Nëse lidhja me trafikun e drogës do të konfirmohet në ditët e ardhshme, incidenti i kësaj të diele do ta zhvendosë kryeqytetin në një kontekst të paprecedent. “ Ngjan me metodat e karteleve meksikanë ”, thotë një burim i informuar.

Këto kartele janë të njohur për dhunën ekstreme dhe përdorimin e metodave brutale të represionit ndaj rivalëve, tradhtarëve ose atyre që nuk respektojnë rregullat e tyre. Disa raste të varjes publike janë regjistruar në Meksikë vitet e fundit, në lidhje direkte me këto banda, përfshirë kartelin më të njohur, atë të Sinaloas, të udhëhequr nga Joaquin Guzman, i njohur si “El Chapo”.

Në një intervistë për ‘Het Laatste Nieuës’ në gushtin e kaluar, Eric Jacobs, drejtori i Policisë Gjyqësore Federale të Brukselit, vëzhgonte praninë në kryeqytet të mafies së Marsejës, të famshmes “Mocro-Mafia”, të rrjeteve shqiptare dhe bandave me origjinë nga Afrika e Veriut.

“ Të gjithë përdorin të njëjtat metoda: kërcënim dhe vrasje”, thoshte Eric Jacobs. “Çfarë shohim është vetëm maja e ajsbergut. Ndodhin shumë gjëra më shumë në botën e nëndheshme: kërcënime, intimidime… dhe po, edhe tortura. Ne nuk kemi raste aktive të torturave, por kemi zbuluar raste të tilla pas dekodimit të komunikimeve të fshehta. Këto janë teknika të mafias” , tha drejtori i policisë gjyqësore federale në gusht, raporton A2 CNN.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë