Për ngjarjen që ndodhi dje pas mesnate, policia tha se kanë këqyrur kamerat e sigurisë dhe kanë identifikuar të dyshuarin, i cili pas shtiu me armë është larguar në drejtim të panjohur.

Policia tha se nga ky rast s’u raportua për të lënduar.

“Prishtinë / 02.07.2025 – 01:32. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri nga një person me të cilin kishte pas mos-marrëveshje në të kaluarën. Pas shikimit të disa kamerave të sigurisë është identifikuar personi i dyshuar mashkull kosovar i cili pas veprës është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime nga njësitë relevante policore”, thuhet në raportin 24-orësh.