Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Vrasja në Tepelenë, dyshohet për atentat në biznesmenin italian

GD
Gazeta Demos28 shtator 2025 në 15:27
Vrasja në Tepelenë, dyshohet për atentat në biznesmenin italian

24 orët e fundit kanë qenë sfiduese për Policinë dhe Prokurorinë e Gjirokastrës për të gjetur një përgjigje se kush fshihet pas vrasjes së biznesmenit italian Edorado Sarchi, pak pas mesnatës së të premtes në zonën e Salarisë në Tepelenë.

Për të rindërtuar skenën e krimit dhe për të sqaruar pikëpyetjet e shumta, në pyetje u morën 4 dëshmitarët okularë në vendngjarje: ortaku në biznes i 44-vjeçarit, Eqrem Braçi, dhe dy djemtë e tij, si dhe Armir Hitoveizi, i gjendur rastësisht pranë zonës së krimit, shkruan Top Channel transmeton Klankosova.tv

Dëshmitë e tyre kishin përputhshmëri me njëra-tjetrën, ku sipas të katër personave, mjetet me të cilat po lëviznin drejt Nivicës u ndaluan nga një breshëri të shtënash, dhe pak më vonë të shtënat rinisën sërish drejt 44-vjeçarit Edorado Sarchi, i cili ishte në drejtim të njërës prej makinave dhe u la i vdekur. Të shtënat vinin nga një person i panjohur që qëndronte para makinave në këmbë.

Për vrasjen e biznesmenit italian, e vetmja e dhënë në dorë të hetuesve janë dëshmitë e dëshmitarëve okularë, të cilët pretendojnë se vrasja u krye nga një person i cili lëvizte në këmbë.

Por, këto dëshmi nuk kryqëzohen me të dhëna të tjera, pasi në zonë mungojnë kamerat e sigurisë, si edhe në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë.

Pavarësisht provave të pakta materiale, grupi hetimor po e zgjeron hetimin në lidhje me konfliktet e mundshme të biznesmenit.

Po ashtu, po ndiqet itinerari i tij 24-orësh mbi lëvizjet dhe kontaktet që ai ka pasur, për të zbuluar se kush kishte dijeni në lidhje me vendndodhjen e tij. Dyshimet janë se vrasësit ose bashkëpunëtorët në krim janë pjesë e rrethit të biznesmenit.

Më shumë nga Lajme

  • 00:37Kriza institucionale, Hamza nuk përjashton protestat
  • 23:43Takimet me Kurtin, Haziri: Sa herë që ftohemi, do të takohemi
  • 23:40Haziri për mbylljen e derës së sallës së Kuvendit: Ky veprim është frikë
  • 23:33Haziri: LDK kërkoi seancë sonte deri në mesnatë për të ruajtur afatet kushtetuese
  • 23:20Nrecaj: Nëse nuk ka konstituim të Kuvendit deri në mesnatë, vendi mund të hyjë në krizë të paprecedentë