Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar dorëheqje të menjëhershme pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.
Përmes një reagimi të publikuar në Facebook, ajo ka kërkuar largimin nga detyra të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtorit të Policisë, Gazmend Hoxha, si dhe të gjithë zinxhirit komandues.
Lushaku-Sadriu ka kërkuar që dorëheqjet të jepen menjëherë, duke shprehur shqetësimin për sigurinë e grave në Kosovë.
“Sot, jo nesër, po sot! Dorëheqje e krejt atyre që kanë ardhë deri te vendimi që solli vrasjen e Arlindës mbrëm! Ministri i brendshëm, Drejtori i policisë e krejt zingjiri komandues. Jo ma larg se sot! Gratë e Kosovës s’janë të sigurta me juve në krye! Ikni!”, ka shkruar ajo.