Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shoqja e Arlindës: Një njeri kaq i mirë u shua në pragun e shtëpisë, nga dora e atij që duhet të ishte familjar

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 09:52
Shoqja e Arlindës: Një njeri kaq i mirë u shua në pragun e shtëpisë, nga dora e atij që duhet të ishte familjar

Një mesazh i mbushur me dhimbje, mall dhe revoltë është publikuar nga Sevdije Berisha, shoqja e të ndjerës Arlinda Zekaj, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur pikëllimin e thellë për humbjen e saj.

Në fjalët e saj prekëse, Sevdije Berisha e kujton Arlindën si një grua të mrekullueshme, fisnike, të sjellshme dhe me shpirt të pastër, duke e cilësuar humbjen e saj si një dhimbje të papërshkrueshme.

“Si është e mundur që një njeri kaq i mirë të shuhet kaq padrejtësisht, në pragun e shtëpisë, nga dora e atij që duhet të ishte familjar?!”, ka shkruar ajo, duke shprehur dhimbjen për tragjedinë që i mori jetën shoqes së saj.

Përveç dhimbjes personale, Berisha ka ngritur edhe shqetësimin për dhunën ndaj grave dhe përgjegjësinë e institucioneve për mbrojtjen e jetës së tyre. Ajo ka kërkuar më shumë veprime konkrete nga organet përgjegjëse, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.

“Nuk mjaftojnë më lotët dhe ngushëllimet formale pas çdo tragjedie! Jeta e një gruaje nuk është statistikë, nuk është lajm i ditës që harrohet nesër”, thuhet në një pjesë të postimit të saj.

Ajo i ka kushtuar Arlindës fjalë lamtumire, duke shprehur bindjen se kujtimi për të do të mbetet i paharruar.

“Prehu në paqe, engjëlli ynë! Do të të kujtoj me mall dhe dhimbje përjetësisht”, ka shkruar Sevdije Berisha.

Ndërkohë, kunati i Arlindës, si i dyshuar kryesor për vrasjen e saj, ende nuk është kapur nga autoritetet përkatëse.

arlindësshoqjanjeri

Më shumë nga Lajme

  • 10:32Gjendet pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Leposaviq
  • 10:31Vrasja e Arlinda Zekajt, Lushaku-Sadriu kërkon dorëheqjen e Sveçlës, Hoxhës dhe gjithë zinxhirit komandues
  • 10:28Tentim-vrasje në Prishtinë, një person përfundon në spital
  • 10:14Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
  • 10:01Shiroka-Pula reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Mbrojtja e jetës së grave është detyrim i panegociueshëm